Shalsi Ligji se bashku me zgjidhjen e krizes
Partia Socialiste shprehet parimisht pro miratimit per ligjin e Gjykates Administrative porse nje gje e tille sipas saj nuk mund te shkeputet nga konteksti i marredhenieve pozite-opozite. Gjykata Administrative eshte nje nga reformat e domosdoshme per te cilat PS mendon qe Shqiperia duhet te beje per tju afruar standardeve te nje vendi modern. Dhe nuk ka qene asnjehere ne parim kunder miratimit te ketij ligji. Kjo eshte arsyeja sepse PS ka inssistuar per zgjidhjen e krizes politike. Nuk mund te kemi nje ligj qofte per Gjykaten Administrative apo per institucione te tjera te rendesishme pa nje bashkepunim mazhorance-opozite. Nuk mund qe ne kete klime dramatike politike ku te drejtat e opozites neperkemben dita-dites miratimi i nje ligji te sjelle progres qofte dhe ligji i Gjykates Administrative tha per gazeten Shqip nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Eduart Shalsi. Ai ka lene te kuptohet keshtu se vendimi per Gjykaten Administrative nuk mund te dale jashte kontekstit te nje marreveshjeje per reformat ne vend per te cilat opozita kerkon bashkepergjegjesi dhe jo koncesione. Sipas Shalsit kriza eshte simptomatike ne te gjithe kompleksitetin e saj dhe per kete arsye edhe nderhyrja duhet te jete e gjithanshme. Shqiperia nuk ka vetem nevoje per Gjykaten Administrative por per nje reforme ne sistemin zgejdhor. Nje ligj nuk e zgjidh problemin madhor me te cilin perballet biznesi shqiptar Shqiperia nuk rrezikon te humbase vetem nga Fondi i mijevjecarit por rrezikon te humbase te ardhmen e saj tha Eduart Shalsi. Apeli per zgjidhjen e krizes behet keshtu pjese e cdo procesi ky hyn vendi dhe qe per rrjedhoje po e zhvleresojne taktiken e deritanishme te zvarritjes te adaptuar nga shumica ne pushtet.