E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prioritet, marrja e statusit kandidat brenda vitit

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, e ka cilesuar marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE, si prioritet kryesor te politikes gjate ketij viti. Ne nje takim te zhvilluar dje me ambasadoren e Frances ne Shqiperi, Christine Moro, Meta ka premtuar fokusimin e koalicionit te ri qeverises ne ceshtjet qe lidhen me procesin e integrimit. Nga ana tjeter, kreu i LSI-se ka shtuar se votat e 23 qershorit eshte nje mesazh per koalicionin qeverises qe te kerkoj bashkepunimin me te gjithe aktoret politike ne vend. “Pas mesazhit te qarte te qytetareve shqiptare per ndryshim, eshte pergjegjesia jone te tregojme pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushte me te gjithe aktoret, opoziten, shoqerine civile dhe grupet e interesit, ne funksion te politikave qe sjellin investime e punesim, dhe qe i sherbejne axhendes evropiane te Shqiperise”,- u shpreh gjate takimit me diplomaten kreu i LSI-se, Ilir Meta. Lidhur me rolin e Levizjes Socialiste per Integrim ne politiken shqiptare, Meta u shpreh se “LSI do vazhdoje te jete faktor stabiliteti ne politiken shqiptare dhe se integrimi evropian, vecanerisht marrja e statusit te vendit kandidat brenda ketij viti, do te jete prioritet paresor”. Diplomatja franceze ambasadorja Moro e pergezoi Meten per rezultatin e arritur nga LSI ne zgjedhjet e 23 qershorit, duke i uruar suksese ne angazhimet e metejshme. Lidhur me procesin e integrimit, ambasadorja Moro e garantoi kreun e LSI, mbeshtetjen e Frances ne kete proces dhe shprehu vullnetin per thellimin e bashkepunimit dypalesh ne fushat prioritare kyce.

KONSENSUSI

“Eshte pergjegjesia jone te tregojme pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushte me te gjithe aktoret, opoziten, shoqerine civile dhe grupet e interesit, ne funksion te politikave qe sjellin investime e punesim, dhe qe i sherbejne axhendes evropiane te Shqiperise”,- tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›