Gjiknuri: Do te rishikojme vendimet e marra nga qeveria
Qeveria e majte qe do te marre detyren ne muajin shtator do te rishikoje vendimet qe jane marre ditet e fundit nga qeveria aktuale. Deputeti dhe Sekretari i PS-se, Damian Gjiknuri u shpreh dje ne prononcim per mediat se vendimet do te gjykohen ne baze te konfliktit qe kane me programin e PS-se, qe u votua nga qytetaret me 23 qershor. Duke ju referuar vendimit per rritjen e pagave dhe atij per dhenien e shtetesise, por edhe mbledhjes se djeshme te Keshillit Kombetar te Territorit, Gjiknuri u shpreh se kemi te bejme me akte populiste qe synojne perballjen e qeverise se re me qytetaret. “Çdo vendim do te rishikohet ne funksion te programit per te cilin votuan shqiptaret dhe ne funksion te interesave publik. Per ne interesat publik jane neperkembur gjate kesaj kohe dhe kjo qeveri prape po vepron me papergjegjshmeri per te perplasur qeverine e re me objektivat per te cilet eshte votuar, me demin qe po vazhdon ti beje Berisha dhe me vendimet qe po vazhdon te marre”,- u shpreh Gjiknuri. Ai shtoi se vendimet e ndermarra nga qeveria e Partise Demokratike nuk jane normale dhe nuk jane ne funksion te detyres qe duhet te kryej nje qeveri qe ka humbur zgjedhjet. “Keto sjane normale, qeveria nuk mund te marre vendime qe kane pasoja per qeverine e ardhshme. Qeveria aktuale thjesht duhet te beje miradministrimin e gjese qe ka nen kontroll derisa te dorezoj gjithcka tek qeveria e re”,- u shpreh Gjiknuri. Deputeti socialist tha per mediat se vendimet e fundit te Keshillit te Ministrave nuk jane normale. Sipas tij, vende te ndryshme ne bote e kane te ndaluar me ligj marrjen e vendimeve me efekt te gjere ne popullsi, qe gjate fushates elektorale. “Keto nuk jane normale ne gjithe vendet e botes. Madje dhe ne fushata elektorale ndalohet te marresh vendime dhe jo me pas te marresh vendime populiste, per te perplasur qeverine e re me njerezit dhe objektivat e qeverisjes”,- u shpreh deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri.