E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Mazhoranca e re fiktive, nuk do funksionoje

Deputeti i Partise Demokratike, minister ende ne detyre i Puneve Publike, Sokol Olldashi, dha dje ne emisionin “Opinion” ne TV Klan, te gjitha arsyet se pse anetaresia e PD-se duhet te votoje ate ne garen per kreun e ri te selise blu. Ndersa shprehu bindjet se koalicioni mes Edi Rames dhe Ilir Metes, nuk do te funksionoje dhe mazhoranca eshte fiktive. Olldashi dha edhe arsyet pse sipas tij, PD humbi ne keto zgjedhje, ndonese ai personalisht tha se nuk e priste. Sipas demokratit, nen sloganin “Fillimi i ri, Bashke rikthehemi shpejt” me votimin e tij si kreu i ri i PD-se, ai do te hape partine ndaj prurjeve te reja, do te jete kunder fraksioneve dhe pro kritikave apo mendimit ndryshe ne parti. Ministri gjithashtu siguroi se opozita e djathte do te jete e forte.

Zoti Olldashi, duket disi e veshtire qe dikush mund te zevendesoje Sali Berishen, a eshte ndermarrje s’po them e pamundur por....

Nuk i kemi hyre kesaj gare per te zevendesuar Sali Berishen. Zoti Berisha eshte ne PD, nuk eshte i larguar. Eshte pjese e PD, nga dita qe vendosi te jape doreheqjen, ai pohoi se do te qendroje. Berisha eshte themeluesi i PD-se dhe lideri i saj dhe nga kjo pikepamje eshte shume e veshtire te plotesosh figuren e tij. Por nga ana tjeter, duhet modestish te pranojme se PD ne keto momente ka nevoje per nje lidership te ri. PD ka nevoje per gare. Une i jam futur kesaj gare me te gjithe deshiren te jap kontributin tim ne te mire te kesaj partie.

Po me Berishen u konsultuat para se te hynit ne gare?

Sigurisht.

Cili ishte reagimi i tij?

Ishte ai qe u be publik nga vete zoti Berisha. Ai me tha: “Sokol kjo eshte nje gare, ku une do te qendroj jashte. Nuk do te jap as pelqimin as mos pelqimin”. Partia do te vendose. Une vendosa te konkurroj sepse ne radhe te pare PD-se i duhet nje gare per rivitalizimin e saj. Eshte nje force qe une kam bindjen absolute, qe mund te ngrihet shume shpejt.

Çfare do te thote slogani juaj, “Fillimi i ri, Bashke rikthehemi shpejt”?

Do te thote PD bashke si nje e tere dhe se dyti do te thote PD bashke me mua.

Çfare ndodhi me PD-ne?

PD zhvilloi nje fushate shume te mire. Ndoshta me e mira e zhvilluar ndonjehere, nga forma e organizimit. Struktura reagoi shume mire dhe me deshire te madhe per te punuar.

E prisnit humbjen?

Jo, te them te verteten nuk e prisja. Por duhet marre parasysh qe sondazhet tona kishin rreth 20% te elektoratit te pavendosur.

Keni humbur 10% te votuesve tuaj nga viti 2009. Çfare ka ndodhur?

Une besoj se ka pasur nje element qe demtoi PD-ne dhe kjo eshte mos goditja politikisht e LSI. Mos goditja e LSI-se per mua ka qene nje faktor. Sepse ndoshta per zakon elektoral, ne e perqendruam fokusin tone tek PS dhe neglizhuam LSI. Aty ku ne u fokusuam tek PS dhe aspak tek LSI, rezultati cedoi. Po te shohesh shifrat, ka rritje fare te vogel te PS, por rritje tek LSI. Ky eshte nje opinion i imi, pasi per te arritur nje qendrim final, duhet te behet nje analize e thelle. Sigurisht qe mund te kete pasur nje lloj lodhje.

Atehere pse e mbajti LSI-ne ne koalicion PD?

Sepse nuk mund te conim vendin zgjedhje pas zgjedhjeve pasi e djathta nuk i kishte mandatet e plota.

Ja keni shprehur kryeministrit kete opinion tuaj?

Po patjeter.

Sipas sondazheve, qe pas bashkimit me LSI, ju patet nje renie, pse?

Mos goditja e LSI-se, i dha kesaj force politike terrenin me elektoratin. Nga sondazhet tona, u konstatua si shqetesues nje marzh votuesish prej 20% te pavendosur.

Kreu i PD e mori gjithe pergjegjesine mbi vete, kush ka tjeter pergjegjesi?

Te gjithe ne qe kemi qene drejtues te shtabeve elektorale, anetare te kryesise kemi pergjegjesi. Nuk mund te jemi vetem pjese e meritave ne qeverisje, ne mazhorance, jemi edhe te mekateve. Zoti Berisha me nje xhest zemergjere i mori persiper te gjitha, por te gjithe kemi pergjegjesine tone, nga i pari tek i fundit. Te vetmit qe nuk kane pergjegjesi jane militantet e PD-se.

A ishte nje problem qendrimi tete vjet ne qeverisje, lodhja?

Nuk di ta them, por ndoshta mund te kishte nevoje per nje rifreskim, jo vetem ne nivel ministrash por edhe drejtoresh. U pa qe edhe nga zyrtaret tane, pati nje lloj velje me pushtetin nuk kishin me lidhje me njerezit. Ka nje mori faktoresh qe kontribuojne.

Si shpjegohet qe LSI shkoi nga 4 ne 17 mandate?

LSI sulmoi pjesen pragmatiste te elektoratit. Luajti mencurisht duke perhapur idene qe cilido qe te fitoje, ne do te jemi ne pushtet.

A keni pasur shprese ju se LSI do te merrte disa mandate dhe do te bashkepunonte me ju?

Jo.

Pse mos te behej analiza perpara zgjedhjes se kryetarit te ri, pse pas?

Analiza do te behet, sepse eshte bere gjithmone. Veprimi i zotit Berisha, mund te interpretohet edhe si nje hapje mundesie qe kreu i ri i partise neser, te ndertoje mbi bazen e analizes, ringritjen e PD. Sepse analiza nuk behet per koka turku, por per ringritje.

Ne qofte se ne 22 korrik do te zgjidhet kreu i ri, mendoni se ka kohe te formoni grupin gati per ne Kuvend?

Grupi parlamentar demokrat ka kapacitete te mjaftueshme per ta bere opoziten me te forte ne Kuvend. Ky eshte grupi me i mire qe PD ka pasur ndonjehere ne Kuvend. Ne do te bejme nje opozite shume te forte.

Çfare do te ndryshoni ju ne PD nese fitoni?

Une mendoj se duhet qe strukturat e PD-se te jene funksionale dhe operative. Duke qene tete vite ne qeveri, ka pasur nje lloj ngadalesimi te strukturave. Duhet te vendoset nje sistem i vleres, te njihet kontributi nga kreu i partise deri tek anetari i thjeshte. Strukturat e PD-se duhet te rikthehen vitale. Duhet gjetur nje ekuiliber mes prurjeve te jashtme dhe ato te karrieres ne parti. Çdo opozitar duhet te vije ne PD. PD duhet te jete nje dere e hapur per kedo qe eshte opozitar.

Ka mendime se kreu i ri i PD do te jete nje loder ne duart e Berishes?

Nuk e besoj, sepse Berisha nuk funksionon keshtu. Ai eshte nje njeri me te cilin nderton nje marredhenie partneriteti. Kreu i ri i partise, nese nuk do te rritet si politikan, kjo nuk do te jete per faj te Berishes. Kreu i ri nuk do te kete asnje problem nga Berisha.

Çfare ka bere keq dhe cfare duhet korrigjuar nga Berisha ne keto vite?

Kam pershtypje qe e vetmja kritike qe do t’i beja zotit Berisha, eshte qe ne momente te caktuara eshte me pasionant sec duhet. Une besoj se eshte nje aset i jashtezakonshem per PD. Besoj qe kreu i ri i partise duhet te jete me kolegjial.

A ka ndonje thyerje mes jush dhe zotit Basha?

Absolutisht jo. Une me zotin Basha kam nje marredhenie shume te mire.

Cili eshte mendimi juaj personal per zotin Basha?

Kemi pasur nje marredhenie te mire gjithnje, qe nga viti 2005 kur Basha erdhi si pjese e KOP-it. E njoha ne 2005 kur u krijua KOP-i, ashtu si Bregun, Bumcin, etj. E konsideroj nje vlere per PD. Kam qene pjese e qenesishme e fushates se tij ne vitin 2011 dhe ruaj nje raport shume te mire. Per kryetarin eshte struktura e PD-se qe do te vendose. Secili prej nesh ka anet e veta pozitive dhe negative. Nuk ka parapelqim nga zoti Berisha per kreun e ri. Ai jo vetem e ka bere te qarte kete publikisht, por e ka nisur me sms tek te gjitha strukturat e partise.

Çdo te ndodhe nese ju do te beheni kryetar, me Bashen e mbeshtetesit e tij?

Sigurisht qe Basha do te jete pjese e qenesishme e PD, ne funksionet drejtuese te kesaj partie.

Po nese fiton Basha, cili do jete qendrimi juaj?

Do te jete respektim i menjehershem i rezultatit. Por une kam hyre ne kete gare per te fituar.

A do krijoni ju legalizimin e fraksioneve?

Une ne parim jam kunder fraksioneve sepse i konsideroj si dera e hapur per percarjet ne parti. Por jam pro mendimit ndryshe, kritikave ne Partine Demokratike. Modeli i Rames nuk mund te aplikohet dot ne PD, sepse PD eshte parti e njerezve te lire dhe nuk eshte repart ushtarak.

A jeni me parimin qe ne statut te Partise Demokratike duhet te percaktohet qe kush humb zgjedhjet te largohet nga drejtimi?

Po. Zoti Berisha vendosi nje standard moral qe duhet domosdoshmerisht duhet te kthehet ne nje standard statusor.

Ne gare ishin edhe dy kandidate te tjere..

Realisht nuk i njoh ata zoterinj. Kryesia vendosi te miratoje dy kandidatura, mua dhe zotin Basha, por ata kane te drejte te ndjekin rrugen statusore.

Po zoti Biberaj pse nuk u lejua te kandidoje?

Sepse zoti Biberaj eshte anetar i nje partie tjeter. Nuk ka kuptim te jesh ne nje force politike dhe te kerkosh te jesh kryetar i nje partie tjeter, ku u largove me deshire.

Çfare do te beni fillimisht nese fitoni?

Riorganizim te partise dhe thirrjen e te gjithe kontributeve opozitare ne PD. Nje hapje e partise ne disa drejtime, te rinjve, te opozitareve, etj. PD fitoi ne zgjedhjet e vitit 2005 dhe ne 2009 sepse te rinjte e mbeshteten fort.

Cila do te jete filozofia ne opozite e PD?

Opozita eshte karte morale. Ne do te kemi nje karte morale per te ardhur ne pushtet. Opozita e PD nuk do te jete destruktive. PD nuk ka bllokuar asnje ligj qe ka pasur lidhje me fatet e vendit edhe kur ka qene ne opozite. Çdo hap integrues qe ka ndodhur nga 31 marsi 1991 deri me sot, ka qene merite e padiskutueshme e PD dhe PS ka votuar kunder. Ne do te rikthehemi ne pushtet me votat e qytetareve qe e dine se votat nuk jane shitblerje me leke ne dore. LSI nuk eshte formacion politik, eshte nje cete parash. PD nuk eshte dipendente e LSI-se ne asnje rrethane.

Si e gjykoni ardhjen e Metes ne krye te Kuvendit?

Si shfaqjen me te shemtuar te mungeses se moralitetit. Ndersa rekordet e Rames ne pergjithesi jane negative. Rekordet e Rames ne opozite jane negative. Une jam i bindur se koalicioni mes Metes dhe Rames nuk do te funksionoje, per shume arsye. Une mendoj se do te jete nje maxhorance fiktive.

Kete raport keni pasur me Meten edhe kur ishte ne qeverine tuaj?

Nuk kam pasur asnje raport, thjesht raport formal. Kam pasur gjithnje mos pelqimin tim total me menyren si funksionon LSI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›