Meta: Prioriteti ynë është punësimi
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi një takim elektoral në zonën e Kombinatit në Tiranë. Duke përshëndetur qytetarët e Kombinatit, të Unazës së Re, të Misto Mames dhe të Qytetit të Nxënësve, kryetari i LSI-së u shpreh se ndjehet më i nderuari dhe më i privilegjuari nga të gjithë. "Më 28 qershor, me votën tuaj unë do të jem deputet i kësaj zone", theksoi ai. Më pas, Meta u shpreh se "dua t‘ju them që ndihem shumë i privilegjuar që jam kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, në krye të gjithë këtyre personaliteteve që ka nxjerrë LSI përpara popullit të kryeqytetit dhe të gjithë këtij qarku".