E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e qeverise PS deklaron voten kunder

Tolerimet financiare që po paralajmëron qeveria janë vetëm një fushtë mashtruese dhe që do të krijojë dëme të mëtejshme për ekonominë e vendit. pak pas deklaratave të kryeministritm, në Albanian Screen vijnë dhe reagimet e para. Deputetë opozitarë thonë se nuk do të kemi përfitime nga këto nisma, ndërkohë që të kundërtën mendon ish zëvëndës ministri i Financave.

"Politikat populiste të kryeministrit Berisha por që nuk kanë asnjë efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe të gjithësekujt prej nesh është një fakt i njohur. Kjo gjë bëhet për arsye elektorale, jemi shumë pranë zgjedhjeve administrative", tha Mimi Kodheli, deputete e PS-së.

"Besoj që efektet e tyre po ti shikosh në tërësinë e vet, janë pozitive në buxhet dhe negative. Sepse amnistia fiskale pritet të sjellë para në buxhet dhe jo të marr para nga buxheti duke falur këto detyrime. këtu nuk pritet që të hyjnë para po në një farë mënyre janë ato detyrime që u përkasin viteve të kaluara buxhetore, kështu që nuk do të kenë ndonjë efekt imediat në buxhetin e këtij viti apo viteve që do vijnë", u shpreh Sherefedin Shehu, deputet i PD-së.

Duke u nisur nga pikëpamjet e ndryshme për faljen e detyrimeve po formohen dhe qëndrimet me votë në Parlament. "Problemi nuk qëndron se cilat do të jenë amnistitë që do të prekin drejt për drejtë qytetarin shqiptar. Problemi është cfarë ndodh nesër. A do të jetë në gjendje me instrumentat dhe levat e tij shteti qeveria të mund të kontrollojë të gjithë ata që kanë bërë evazion fiskal deri më sot, duke nisur që nga qytetari i thjeshtë që nuk ka paguar faturën e energjisë elektrike", tha Kodheli.

"Unë nuk pres që opozita do të jetë mbështetëse sepse ajo ka dëshmuar që nuk mbështet asnjë iniciativë nëse nuk është për favoret e veta politike. Kemi dëshmi më të fundit dhe më të qartë mosvotimin e ligjit të gjykatës administrative dhe ligje të tjera pro biznes, të cilat deri tani nuk janë mbështetur nga opozita", u shpreh Shehu.

Deklaratat e kryeminsitrit Sali Berisha, për faljen e faturave të energjisë, faljen e biznesit të vogël dhe uljen e tarifës së regjistrimit të pasurive të pqaluajtshme vijnë pas hedhjes së hapave të para për amnistinë fiskale.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›