E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Berisha: Rritje të interesit për Shqipërinë

FRANCË- Kryeministri Berisha mori pjesë dje në mesditë në pritjen e organizuar në Pallatin Presidencial Elysee nga Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, për nder të personaliteteve që morën pjesë në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili u zhvillua në Paris në datat 5 - 6 janar.

Në një prononcim të dhënë për Televizioni Publik Shqiptar, pas pritjes së dhënë nga Presidenti Sarkozy, kryeministri Berisha u shpreh se konferenca u mbyll me një analizë të shkëlqyer të situatës ekonomike në Europë nga kreu i shteti francez.

Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se gjatë pritjes nga presidenti Sarkozy, ai paraqiti modelin shqiptar ekonomik, ndërkohë vlerësime dhe interesim për vendin tonë.

“Për mua ky ishte një rast jashtëzakonisht i veçantë, ku Shqipëria u rendit në tregjet që po rriten dhe paraqita modelin shqiptar, edhe një herë, të bazuar në të gjitha arritjet e tij dhe perspektivat. Me ç’ka u pa nga takimet e djeshme dhe të sotme, e vërteta është që interesi për Shqipërinë dhe vlerësimi për suksesin e saj ekonomik po bëhet gjithnjë e më i madh”,- theksoi Berisha.

Gjatë konferencë kryeministri Berisha u takua me homologun italian Mario Monti, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe kryeministri i Çekisë Petr Necas, si dhe ministra e zyrtarë nga vende të ndryshme.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha në Francë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›