Meta: Prokuroria të hetojë shpejt videon

Tashmë kur vëmendja është përqendruar tek hetimet e demonstratës së dhunshme, kreu i LSI-së, i ka kujtuar organeve të hetimit që të vijojnë punën për videon që çoi në dorëheqjen nga dy postet qeveritare.
Madje, Meta sqaroi se kishte qenë vetë në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë sqarime para organeve të hetimit për videon.
“Kam kërkuar që hetimi mbi këtë çështje të bëhet sa më shpejt, të jetë i paanshëm dhe larg ndikimeve politike”, tha Meta.
“Kjo është arsyeja që kam dhënë dorëheqjen nga funksionet qeveritare, kjo është arsyeja që i kam dërguar që në fillim kryetares së Kuvendit një letër, ku kam demostruar vullnetin tim të lirë për të lënë imunitetin dhe çdo kërkesë për heqjen e imunitetit e përshëndes dhe i kërkoj edhe një herë kryetares se Kuvendit, në një rast të tillë që të zhvillonte procedurat e menjëhershme", vijoi ai./Saimir Lleshi/Start/
2011-01-26 15:01