E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, humbi tre ditë më parë, gjendet i vdekur 34-vjeçari

Policia lokale bëri të ditur se më 23 janar ishte denoncuar zhdukja e shtetasi Bledar Fatmir Sinani, 34-vjeç.

Burri ishte nisur në drejtim të Tiranës ku edhe punonte, por që prej asaj dite nuk u bë më i gjallë. Pas denoncimit të rastit, nisën edhe kërkimet. Ndaj, gjatë ditës së sotme në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Ara e Sollakut” në Elbasan është gjetur një automjet i rrëzuar tip Ford Fiestra me targa të Durrësit ku pranë tij ndodhej edhe një kufomë e seksit mashkull.

Menjëherë në vendngjarje shkuan specialistët e policisë, ku nisën hetimet dhe pas këqyrjes së kufomës, rezultoi se ajo i përkiste shtetasi Bledar Sinani, banues ne lagjen ‘11 Nëntori’ Elbasan, personit të shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Pas hetimeve të para, ekspertët detajuan se shkak për ngjarjen kishte qenë rrëshqitja e automjeti dhe dalja e rruga e tij në aksin Tiranë-Elbasan si pasojë e motit të keq. Policia nënvizon se shtetasi Sinani nuk njihej si persona problematik, çka bien poshtë dyshimet për një vrasje të qëllimshme. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-26 14:02
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›