Monitorimi, BE: Shqiptaret nuk rrezikojne rikthimin e vizave
Shqiperia ka respektuar te gjitha rregullat e vendosura nga ana ed Bashkimit Evropian ne lidhje me levizjen e lire pa viza ne hapesiren Shengen. Cka tregon se tashme vendi yne mund te renditet ne listen e vendeve ku qytetaret e saj kane levizur pa viza ne drejtim te vendeve te BE dhe deri me tani ende nuk kane kerkuar azil, duke realizuar ne kete menyre dhe nje nga pikat me te forta ne forme kushti, mbi te cilat eshte ngritur dhe heqja e vizave qe nga 15 dhjetori i vitit te kaluar. Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian do te njihen ne 24 shkurt, me menyren e funksionimit te mekanizmit te monitorimit te heqjes se vizave afatshkurtra me vendet e Ballkanit. Burime te Keshillit te Ministrave te BE-se, kane shpjeguar per Tv "Klan", se Komisioni Evropian do te prezantoje mekanizmin e monitorimit. Behet fjale per te monitoruar nivelin e kerkesave te azilit nga qytetaret Ballkanit ne cdo shtet te BE-se. Por gjithashtu se sa ballkanas kane shkelur lejeqendrimin ne territorin e BE-se, sa prej tyre kane tentuar te punojne ne te zeze ne shtete te ndryshme anetare, apo sa agjenci turistike kane abuzuar me kete fenomen. Nderkohe qe per Shqiperine dhe Bosnjen nuk ka sinjale te tille ne kete drejtim, pasi per me teper eshte ende heret per te nxjerre konkluzione. Jane me shume qytetaret e Serbise dhe Maqedonise qe jane ne shenjester. Sipas burimeve te BE-se, edhe pse azilkerkuesit e ketyre shteteve kane ardhur duke u pakesuar, nuk behet fjale per nje ulje thelbesore. Kjo pasi ne rastin e ketyre shteteve, jane nje numer i konsiderueshem perfaqesues te Komunitetit rom qe kerkojne azil. "Nese kerkesat e azilit nga vendet e Ballkanit do te rriteshin ne menyre shqetesuese dhe nese masat e marra nga qeverite perkatese nuk do te jene efikase, atehere ne mund te parashikojme edhe pezullimin e vizave per shtetin perkates", jane shprehur burimet e Keshillit te Ministrave. Kane qene me se shumti mediat serbe, qe kane trajtuar rrezikun e pezullimit te regjimit te vizave per qytetaret serbe. Por sipas Bashkimit Evropian, deri tani nuk kemi nje situate alarmi. Pasi eshte pikerisht nje situate emergjence, qe do t'i vinte shtetet anetare ne levizje per te marre masa. Franca dhe Holanda kane kerkuar qe te ndryshohet procedura e mundesise se pezullimit te perkohshem te heqjes se vizave ne rast urgjence. Sipas kesaj iniciative, nese ka abuzimi te levizjes se lire nga nje shtet i Ballkanit, ketij shteti mund ti pezullohet regjimi i heqjes se vizave perkohesisht. Burime te Keshillit te ministrave kane bere te ditur, se nje pezullim i tille nuk do te mund te behej per ceshtje politike, por vetem ato qe lidhen me levizjen e lire. "Gjithsesi, Franca dhe Holanda nuk jane mbeshtetur deri tani nga shtetet e tjera dhe sikur kjo te ndodhe ne fund te shkurtit, duhet qe edhe Parlamenti Evropian te jape mendimin e tij, pasi eshte procedura e bashkevendimit ne kete rast", kane cilesuar keto burime. Shtetet anetare do te bejne nje vleresim paraprak ne fund te marsit per levizjen e lire te qytetareve te Ballkanit ne BE, nderkohe qe vleresimi i mirefillte do te behet ne 9 dhe 10 qershor te ketij viti nga Komisioni Evropian dhe ministrat e brendshem te BE-se. S.P
Vleresimi
Per Shqiperine dhe Bosnjen nuk ka sinjale te tille ne kete drejtim, pasi per me teper eshte ende heret per te nxjerre konkluzione. Jane me shume qytetaret e Serbise dhe Maqedonise qe jane ne shenjester, pasi kane shkelur afatet e qendrimit.
Qendrimi
"Nese kerkesat e azilit nga vendet e Ballkanit do te rriteshin ne menyre shqetesuese dhe nese masat e marra nga qeverite perkatese nuk do te jene efikase, atehere ne mund te parashikojme edhe pezullimin e vizave per shtetin perkates", -huhet nga BE.