PS protestë për zgjedhjet, qytetarët para kryeministrisë në orën 17:00
TIRANË - "Dua të shoh votën time". Me këte moto, Partia Socialiste fton sot në orën 17:00 të gjithë ata që mendojnë se ndryshimi vjen nga zgjedhjet e ndershme.
Përpara Kryeministrisë, të gjithë faktoret e kësaj proteste do t'i kërkojne Kryeministrit Berisha që te lejoje hapjen e kutive te votimit.
"Ftojmë në protestë, sot pasdite të gjithë ata që vazhdojnë të besojnë se qytetarët e ndershëm janë ende në shumicë dërrmuese përballë një pakice manipulatore në qeveri", tha Sajmir Tahiri.
"Kjo është një betejë të cilën ne dhe shumica e shqiptarëve do ta fitojmë për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane", theksoi ai.
Partia Socialiste e mbështetur nga aleatët, nga disa parti të qendrës së djathtë, si dhe nga mjaft shoqata do të nisin të shtunën në kryeqytet protestat kunder manipulimit te rezultatit të zgjedhjeve. Më para Rama ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe nëse Kryeministri nuk i bindet vullnetit të shumicës së majtë për të zbardhur zgjedhjet e 28 qershorit, protestat do të vazhdojnë në gjithë vendin.