Opozita në shesh, kërkon hapjen e kutive

Ka nisur protesta e organizuar nga PS, e mbështetur nga parti të majta e të djathta për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Protesta zhvillohet me moton "Ku është vota ime? Hapni kutitë". Deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha selia rozë nuk mund të lejojë që fati i Shqipërisë të mbyllet në kutinë e Sali Berishës. Ai tha se opozita nuk mund të hyjë në Kuvend pa hapjen e kutive. "Ne kërkojmë vetëm të hapet kutia e votimit, të bëhet transparent rezultati", tha ai. Majko tha se qeveria nuk ka guxim të hapë kutitë e votimit.
Kryetari i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule kërkoi respektimin e votës duke e numëruar atë. "Vetëm në këtë mënyrë garantojmë të ardhmen tonë europiane', tha ai.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi tha se Berisha është hajduti më i madh i votave të lira. Ai tha se në zgjedhje nuk u respektuat vota e fshehtë, shteti u bë njësh me partinë dhe shumë votues nuk i gjetën emrat në listë.
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi se hapja e kutive të votimit është më themelorja për demokracinë e Shqipërisë. "Jemi këtu për të mbrojtur votën e lirë. Vjedhja e votës është kthyer në një epidemi që ka zënë për gryke shoqërinë shqiptare", tha ai. Sipas Milos votat janë vjedhur në Shkodër, në Gjirokastër, Berat, Elbasan. Ai tha se hapja e kutive të votimit duhet bërë për t'u ndarë nga hija e dyshimit aftësitë tona për të qenë qytetarë evropian. "Hapja e kutive të votimit duhet të jetë filozofia e aksioni qytetar për shqiptarët që duan një Shqipëri evropiane", shtoi ai.
Kreu i G99, Erjon Veliaj bëri apel për hapjen e kutive. Ai tha se demokracia është shumë e shtrenjtë për ta lënë në dorë të matrapazëve. "Jemi këtu sepse besojmë se në 28 qershor nuk humbi opozita, por Shqipëria nga vjedhja e Berishës dhe opozitës", tha ai. Veliaj shtoi se protesta e opozitës sot tregon se shqiptarët nuk dorëzohen deri në hapjen e kutive.
Anëtari i larguar i LSI-së, Ndre Legisi tha se duhet t'i jepet fund manipulimit të votave. Ai tha se zbardhja e krimit elektoral është një domosdoshmëri historike. "Votat tona u trafikuan djathtas", tha ai.
Kreu i Shoqatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri tha se Shqipëria është e kapur nga kuçedra me tre koka Berisha-Meta-Nano.
Blerta Kraja, avokate e viktimave të Gërdecit tha se qeveria e Gërdecit nuk hap kutitë e votimit. Ajo kërkoi drejtësi për tragjedinë e Gërdecit.
Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe PBDNJ, PDK, PBL, PSD, G99 apo PDS, si edhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Në protestë janë të pranishëm qindra vetë.