Meta: Protestat e PS-së më kujtojnë vitet ‘92-‘96
Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, e cilëson qesharak aksionin opozitar për ta rrëzuar qeverinë me protesta. Në një intervistë për "Alsat" numri dy i qeverisë, tha se ky është aksion i pamundur, për faktin e vetëm se qeveria ka të gjithë mazhorancën e duhur për të funksionuar shumë normalisht në mënyrë efektive. "Por absolutisht që pretendime të tilla janë për të gënjyer ata pak njerëz që kanë mbetur në këto mitingjet e lidershipit të PS-së. Kjo më kujton periudhën ‘92-‘96, kur në çdo dy muaj jepnim një afat të ri për të rrëzuar qeverinë, për t‘i mbajtur njerëzit me shpresë. Neve atëherë dhe na lejohej, se nuk ishim mësuar me rrotacionin e pushtetit, ishte fillimi i demokracisë. Absolutisht që në 2009-ën askujt nuk i lejohet të sillet në mënyrë kaq të papjekur", tha Meta. Sipas tij, i vetmi shans që ka lidershipi aktual i PS-së, është që të krijojë një alternativë konstruktive në shërbim të vendit, në rast se nuk do të donte që të dënohej në një mënyrë shumë më kritike në të ardhmen nga qytetarët.
I pyetur nëse këto protesta krijojnë një situatë ngërçi në funksionimin e ekzekutivit shqiptar, Meta tha se
asnjë gjë nuk e pengon qeverinë dhe Parlamentin të funksionojë. "Gjithçka që ne kemi dashur, e kemi kaluar në Parlament. Mund të thoni se ky bojkot ka penguar miratimin e gjykatës administrative. Pavarësisht se ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që kjo gjë të miratohet sa më shpejt, përsëri edhe duke mos u miratuar kjo gjykatë, gjërat funksionojnë, sepse ka një legjislacion aktual, që i zgjidh këto probleme, pavarësisht se na marrin më shumë kohë. Shqipëria nuk është në një situatë problematike me boshllëqe në legjislacion", vlerësoi Meta.
Meta u shpreh kundër etiketimeve personale në politikë, por nga ana tjetër u shpreh se Rama nuk mund të punojë me dy standarde, nga njëra anë duke sulmuar dhe nga tjetër duke u viktimizuar.