"Lufta e pallateve" zhvendoset në Durrës
Padi dhe kundërpadi mes ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Molla e sherrit është bërë pallati shumëkatësh që ngrihet pranë hyrjes së portit detar dhe prishja e parealizuar e kateve pa leje të tij. Te 21-katëshi i rrezikuar të shembet, firma dhe administratori i saj vazhdojnë punimet, duke sfiduar të gjitha nivelet e pushtetit dhe masat e marra.
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, reagon ndaj akuzave të ministrit Olldashi dhe padisë së ngritur ndaj tij nga Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit për moszbatimin e vendimit të KRRT-së së drejtuar prej Dakos për prishjen e kateve pa leje të pallatit. "Do të depozitoj një kallëzim penal ndaj ministrit Olldashi për shpifje dhe fyerje ndaj personit tim. Ministri Olldashi ka lëshuar shpifjen e radhës ndaj Bashkisë së Durrësit dhe ndaj meje personalisht në lidhje me katet pa leje të pallatit që ndërtohet nga firma "Enrezo" sh.p.k., me administrator Enver Shala", tha Dako në një konferencë të menjëhershme për shtyp pas deklaratës së ministrit Olldashi për mosmarrjen e masave për prishjen e objektit.
Dako sqaroi se Bashkia e Durrësit e ka marrë vendimin për prishjen e kateve pa leje të objektit më 15 shtator të këtij viti. Më pas, me shkresë nr. 260 të po këtij muaji, i ka kërkuar ndihmë Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar për prishjen e këtyre kateve për specifikën që mbart prishja.
Vështirësia në prishjen në lartësi dhe mosgjetja e mbështetjes nga Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit bëri që bashkia të kërkojë nga Këshilli Bashkiak miratimin e një fondi prej 13 milionë lekësh për kontraktimin e një subjekti për prishje. Në parim edhe këshilltarët demokratë kanë rënë dakord, por miratimi u la për në mbledhjen e radhës, pasi nuk u gjet gjuha e përbashkët mes këshilltarëve.
E ndërsa shkëmbehen akuza e kundërakuza mes Olldashit dhe Dakos, firma ka vijuar qetësisht punimet në pallatin 21-katësh. Mbrëmjen e kaluar, prania e tre betonierave ka vënë në lëvizje kreun e ri të inspektoratit të ndërtimit të bashkisë, që së bashku me vartësit e tij të shkojë tek objekti dhe të bllokojë punën.
Ndërkaq, në të njëjtën situatë ndodhet edhe një tjetër objekt i së njëjtës firmë ndërtimi në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, territor në varësi të Komunës së Rrashbullit, që është fituar nga demokratët. "Shpifjet e tij Olldashi t‘i gjejë te 14 katet pa leje të të njëjtit subjekt te pallati 22-katësh që ndodhet te Shkëmbi i Kavajës", deklaroi Dako, duke thënë se sulmi ndaj tij është politik dhe nuk bazohet në terma konkretë. Ai ka akuzuar Inspektoratin Kombëtar të Ndërtimit për mungesën e ndihmës së kërkuar për këtë objekt, ndërsa përmes presionit financiar, gjobës, detyroi drejtuesin e Inspektoratit Ndërtimor të Durrësit, Afrim Bakajn, të japë dorëheqjen.
"Ky ministër dhe të gjithë ministrat e tjerë të Berishës, në vend që të plotësojnë kërkesat e drejta të pushtetit vendor për cenimin e autonomisë dhe uljen e të ardhurave ndaj vendorëve, në kundërshtim me ligjet e këtij shteti, vazhdojnë të tensionojnë situatën me shpifje të ulëta", përfundoi Dako.