E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nëse KQZ manipulon zgjedhjet, regjimi do përballet me popullin

VLORË- Kreu i PS-së , Edi Rama, do të prezantohet sot Vlorë për herë të parë si kandidat për deputet. 

Edi Rama do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës, ndërkohë pesha e zgjedhjeve për të do jetë me rëndësi të vecantë pasi drejton edhe socialistët në 'betejën' për rotacionin e pushtetit.

RAMA BASHKËBISEDIM ME GAZETARËT
Ora 17:51 Kreu i PS-së Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët teksa udhëtonte me autobus drejt Vlorës, u shpreh se mbështet qëndrimin që pak ditë më parë socialistët Vlorës i bënë kandidatit Arben Malaj. Kryesocialisti i ka bërë ftesë Malaj të heqë dorë nga rruga e gabuar dhe të bashkohet me PS. 

Kandidimi i Malaj dhe qëndrimi i socialistëve të Vlorës?
Unë i bashkohem thirrjes së të zgjedhurve vendorë dhe përfaqësuesve të PS lidhur me Malajn dhe besoj se di ishte rruga me e arsyeshme dhe të kthehej nga rruga e gabuar dhe të behej pjesë e rrugës sonë pasi me atë rrugë me apo pa dashje i shërben Saliut.

RAMA NE TWITTER: TAKIM ME VETERANET E VLORES, KRENAR PER MBESHTETJEN
Ora 15:25 Kreu i PS-së , Edi Rama, do të prezantohet sot Vlorë për herë të parë si kandidat për deputet. 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehet mjaft i emocionuar, teksa në profilin e tij në Twitter, shkruan se është takuar sot me veteranët vlonjatë duke ndier i vlerësuar e shumë krenar nga mbështetja e tyre. 

“Kafe me veteranët vlonjatë. Privilegj mbështetja e këtyre grave e burrave që kanë bërë histori. Krenar për PS”- shkruan Rama. 

Edi Rama do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës, ndërkohë pesha e zgjedhjeve për të do jetë me rëndësi të vecantë pasi drejton edhe socialistët në 'betejën' për rotacionin e pushtetit. 

KANDIDATËT PS NË VLORË
1 EDI RAMA
2 VALENTINA LESKAJ
3 KOÇO KOKËDHIMA
4 LUIZA XHUVANI
5 FATMIR TOÇI
6 ANDREA MARTO
7 EDMOND LEKA
8 SHUAIP BEQIRI
9 MIRA SHEHU
10 SHEME LULO
11 SOKOL BANA
12 NEIME GJIKA
13 GENCI KOJDHELI
14 NORETA KALCUNI
15 INES STASA

(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PD: Rama në Vlorë për të evituar historikun e dështimeve në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›