Meta: “Qeveria e përkushtuar për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria dhe diplomacia shqiptare janë të përkushtuara për avancimin e procesit të njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Kjo është garancia që dha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë takimit të djeshëm me zëvendësministren e Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku. Zhvillimet në Kosovë e rajon, ecuria e procesit të njohjes së Kosovës, ndihma dhe mbështetja për konsolidimin e institucioneve të saj, proceset integruese evropiane e euroatlantike dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin temat kryesore që u trajtuan në takim. Lidhur me procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, Meta i rikonfirmoi Çitakut përkushtimin e plotë të qeverisë shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2010