E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidentët Anëtarët e Kushtetueses të zgjidhen me transparencë

Autori i Lajmit: Redaksia
Dy ish-presidentët, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, mbështetën idenë e respektimit të ligjeve dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në bazë të Kushtetutës. Sipas Moisiut, mandati i të zgjedhurve në Gjykatën Kushtetuese do të zgjasë disa vjet dhe figurat e tyre duhet të jenë të pakontestueshme. Ndërsa Rexhep Meidani deklaroi se kjo përzgjedhje do të ishte mirë të merrte edhe miratimin e 84 deputetëve në Parlament, por në kushtet aktuale dhe pa ndryshime kushtetuese, kjo është e vështirë për tu arrirë. Në këtë mënyrë, sipas tyre, një proces përzgjedhjeje i hapur do të ishte rruga e duhur.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›