E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode:"Rama mashtron, buxheti i vendore u rrit 2 here"

Pretendimet e kryetarit te Partise Socialiste dhe kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama per uljen e buxhetit vendor nga ana e qeverise, eshte vetem nje kauze per te perligjur protesten e tyre. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje ministri i Financave, Ritvan Bode pergjate nje interviste per TV Klan. Sipas Bodes, pretendimet e Rames jane vetem personale dhe per te ruajtur karrigen e tij, sepse shifrat zbardhin te verteten e ketyre pretendimeve. "Akuzat e Rames jane vetem nje kauze per protesten e tij. Po keshtu ato mund te quhen edhe pretendime personale per karrigen e tij, pasi nuk kane te bejne me realitetin qe japin shifrat", theksoi Bode. Po keshtu ministri i Financave theksoi se buxhetet per bashkite dhe komunat brenda kater viteve jane rritur me dy here me shume. "Ne vitin 2005 te ardhurat per bashkite dhe komunat ne vend kane qene 19 miliarde e 990 milion leke dhe ne vitin 2009 ato jane 42 miliard e 500 milion leke", tha Bode. Sipas tij, brenda ketyre shifrave qeveria ka rritur edhe grandet e pakushtezuara per qeverisjen vendore. Vete qeveria vendore ka arritur t'i rrise keto grande, vetem me 1% pergjate kater viteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›