E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndal cenimit te autonomise

Te zgjedhurit vendore socialist kritikuan dje cenimin sipas tyre te autonomise vendore nga ana e Qeverise, duke thene se ne kete menyre bizneset jane drejt falimentimit. Kryetari i Bashkise se Korces, Niko Peleshi tha se kjo proteste eshte evropiane, eshte nje proteste per te ruajtur demokracine lokale, ndaj duhet te vazhdoje derisa te fitoje. Sipas tij, 1 mije biznese jane drejt falimentimit. Kreu i Bashkise se Patosit, Badhyl Meli, pohoi se politikat e qeverise kerkojne te shtrengojne ekonomine e qytetareve. Kreu i Bashkise se Beratit, Fadil Nasufi, tha se ajo proteste vecse kunder cenimit te autonomise zhvillohet edhe per te mbrojtur biznesin i cili po shkon drejt falimentimit. Kryebashkiaku i Pukes, Rustem Struga, u shpreh se bashkia e tij drejtohet prej socialisteve prej disa vitesh, dhe kjo nuk i ka pelqyer asnjehere PD-se. Sipas tij, ne Puke 30% e popullsise jane te papune dhe 25% e tyre jane me ndihme ekonomike. Struga tha se prej 4 vitesh, bashkia vuan mungesen e fondeve. Ai tha se duhet t'i jepet fund diskriminimit te vendoreve. Numri nje i bashkise se Pogradecit, Artan Shkembi, tha se sot cdo bashki rrezikon zhvillimin normal, bizneset rrezikojne falimentimin per shkak te politikave te kesaj qeverie. Kryetari i bashkise se Gjirokastres, Flamur Bime, nenvizoi se ulja e granteve per bashkite ka nje objektiv te qarte politik, kerkon konfliktin ne administraten e bashkise, sepse kerkon nje numer me te ulet punonjesish. Kryebashkiaku i Durresit, Vangjush Dako u shpreh se protesta e vendoreve eshte legjitime, eshte per te mbrojtur qytetaret dhe per te mbrojtur autonomine e tyre.

|


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›