Rama: Protestat e vendoreve do te pershkallezohen
Kryebashkiaket socialiste kane protestuar dje perballe Kryeministrise, nen moton "Te drejta sipas ligjit". Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, njeheresh lider i Partise Socialiste, deklaroi dje se ndarja e fondeve nuk ka lidhje me demokracine por me korrupsionin. "Ministri i xhepave te pushtetit, tha se ndarja e ketyre fondeve eshte bere ne menyre te barabarte, por jo ndarja e fondeve e bashkive te tjetrit dhe te mia, nuk ka lidhje me demokracine dhe socializmin, por me korrupsionin", deklaroi Rama. Gjate protestes kryetare te bashkive kane paralajmeruar shkurtim te vendeve te punes, te detyruar nga keshillat bashkiak per shkak te fondeve te pakta. Ndersa kryetari Rama ka kundershtuar nje gje te tille, duke thene se nuk do te lejoje askend qe te krijoje pakenaqesi ne administrate. "Vendi i tyre i punes kercenohet, sepse kercenohemi te gjithe si njesi vendore me shkurtime te detyruara. Ta harrojne se ne do te largojme njeri nga puna dhe se do te braktisim qofte edhe nje njeri te vetem ne fatin e tij, duke u dorezuar perballe kesaj aleance qe nuk na dikton dot asgje", theksoi kreu i bashkise se Tiranes. Ai theksoi se kete beteje do ta vazhdojne deri ne fund. "Ky eshte ne thelb nje pushtet qesharak, qe sa me shume leh, aq me shume afron fundin e vet", vleresoi Edi Rama. Kryetari i bashkise se Tiranes akuzoi kryeministrin Berisha, se po keqperdor policine per te mbajtur pushtetin. Ai paralajmeroi se prostatat do te pershkallezohen, se mbeshtetesit e saj do te jene gjithnje e me te shumte, pasi nje epoke e re po nis.