E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ, kongres per analizen e 28 qershorit

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, njoftoi dje mbajtjen e Kongresit te partise qe drejton me 19 dhjetor . Dule beri te ditur se ne Kongres do te behet nje analize e detajuar e zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit pas se ciles do te hapet edhe procesi per zgjedhjet e brendshme ne parti. "U percaktua axhenda e kongresit te jashtezakonshem qe eshte analiza e zgjedhjeve te 28 qershorit, analiza e aktivitetit te strukturave drejtuese te partise dhe zgjedhjet e reja ne partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut", u shpreh Dule. Sipas tij, Ky kongres eshte nje zhvillim cilesor per PBDNJ se sjell edhe risine e perfaqesimit te degeve te PBDNJ ne emigracion. Ai tha se do te jete nje kongres me pjesemarrje te gjere. "Mbi 15% e delegateve do te jene nga radhet e emigracionit, gjithashtu do te kete edhe kuota te caktuara per perfaqesimin e tyre ne te gjitha strukturat drejtuese, keshillin e pergjithshem drejtues, kryesine e partise dhe sekretariatin", beri te ditur kreu i PBDNJ.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›