PS mllef ndaj Metës: Pazar për portofole
Në një deklaratë nga PS-ja, thuhet se Ilir Meta bëri një pazar të turpshëm, duke u bashkuar me Sali Berishën. “Deklarata e Ilir Metës në VOA një vijim i turpshëm, i pazarit të turpshëm të shitjes së 83 mijë zemrave opozitare tek Berisha, për të marrë në këmbim disa portofole në qeverinë e Gërdecit. Akuzat e Ilir Metës ndaj PS, janë pjesë e pafytyrësisë së njeriut që tradhëtoi 83 mijë shqiptarë, të cilëve ua morri votat për të hequr Berishën, kur në fakt ishte marrë vesh me Berishën për t’i dhënë votat e tij”-thuhet në një deklaratë nga kjo parti.
Deklarata shton se Ilir Meta i dha popullit opozitar një goditje të pabesë, por njëkohësisht e çliroi atë, duke u jashtëqitur nga trupi i së majtës. “Sot e majta është e ribashkuar dhe si asnjëherë më parë e vetëdijshme për gjithshka ka ndodhur”-vijon deklarata.