KQZ, pritet sot një vendim për 9 kutitë e Fierit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë një vendim gjatë ditës së sotme për fatin e 9 kutive të qarkut të Fierit. Këtë deklaratë e bëri kreu i KQZ Arben Ristani në mbledhjen e djeshme të këtij institucioni. Kutitë që ende nuk janë numëruar i përkasin KZAZ nr. 18, 19,20, 22, për të cilat Partia Socialiste pretendon të marrë mandatin e nëntë të saj. Sot është afati i fundit për shqyrtimin e kutive nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndaj dhe pritet një vendim i këtij institucioni për fatin e nëntë kutive të qarkut të Fierit. Ditën e djeshme kandidatja e PS Ermelinda Meksi në një deklaratë për shtyp akuzoi KQZ-në se po mban peng 9 kutitë e qarkut të Fierit.