Videoja, konkluzionet ndaj Metës më 6 janar

Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë vendosi që prokuroria të shpallë konkluzionet hetimore për çështjen në 6 janar të vitit të ardhshëm, rreth 6 muaj pas fillimit të procesit gjyqësor.
Edhe në këtë seancë, Prokuroria kërkoi që të dëgjohet në seancë transkriptimi i videos në të cilën shfaqet biseda mes Metës dhe Priftit.
Më herët, në seancën e sotme, Prokurori i çështjes, Bujar Sheshi kërkoi nga Gjykata administrimin dhe shqyrtimin si provë të materialit filmik në laptopin e ish- ministrit te Ekonomisë Dritan Prifti.
Ai theksoi se në këtë aparaturë gjendet regjistrimi i bisedës ndërmjet ish- zv/kryeministrit Meta dhe ish- ministrit te Ekonomisë Dritan Prifti. "Kërkojmë që në sallë të dëgjohet përmbajtja e regjistrimit", u shpreh prokurori Sheshi, teksa ka shtuar se materiali nuk është hapur asnjëherë.
Pala mbrojtëse e kundërshtoi këtë kërkesë, duke theksuar se ajo është e pabazuar në ligj. Avokati Gëzim Veleshnja, tha se ekspertët e pajtuar më parë nga Gjykata e Lartë janë shprehur për videon 'Meta - Prifti', duke e cilësuar atë si jo origjinale.
"Prifti e ka dhënë njëherë dëshminë e tij para Gjykatës", tha Velshnja, duke e konsideruar të pakuptimte këtë kërkesën e prokurorisë. Pasi u njoh me kerkesat e paleve për provat shkresore, Gjykata u terhoq për të marrë vendim. Prokuroria e Përgjithshme ka vënë në akuzë Metën për korrupsion. /S.Ll/Start/
2011-12-16 15:35