Nis greva e mjekeve
I gjithë personeli shëndetësor i spitalit "Nënë Tereza" ka filluar sot grevën e paralajmëruar duke bojkotuar për një orë detyrën. Paralelisht me mjekët në Tiranë ka hyrë në grevë edhe personeli mjekësorë i qytetit të Shkodrës, Elbasanit dhe Korçës.Bllokimi i punës në spitale vjen pas agresionit ndaj shefit të kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, katër ditë më parë. Mjekët janë të vendosur që t'i përshkallëzojnë protestat nëse pas kësaj që do të mbahet sot nuk do të reagime nga organet kopetente shtetërore.
Më anë të kësaj proteste personeli mjekësor kërkon më shumë siguri, mbrojtje dhe mbi të gjitha ligj dhe strategji për statusin e mjekut.Sipas asaj që kërkojnë mjekët pacientëve u mbetet për të zgjidhur problemet vetëm nëpërmjet ankesave me shkrim, denoncimeve dhe padive jo vetëm në urdhërin e mjekut dhe sindikata por edhe në prokurori.