E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Rama, shtrëngojnë duart në konferencën e bashkëjetesës fetare

TIRANE- Për herë të parë që pas zgjedhjeve të 28 qershorit kemi një shtrëngim duarsh, publik, mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe kreut te PS-së Edi Rama. Ka qene një konference për bashkëjetesën fetare, organizuar nga ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, që ka takuar dy kundërshtarët politike, Meta-Rama.


Në fokuset e aparateve të gazetarëve është fiksuar momenti kur Ilir Meta ka hyrë në salle, duke takuar fillimisht krerët e komuniteteve fetare, me pas i është drejtuar panelit te te ftuarve ku kishte mbërritur më parë Edi Rama, duke i shtrire dorën. Ky i fundit pas një sekondi hezitim, i ka dhenë dorën ish-bashkëpunëtorit, Ilir Meta, i cili iu bashkua koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare. Të dy kane qëndruar në të njëjtin panel dhe nuk kane shkëmbyer asnjë fjale. Takimi ky është i ftuar edhe Presidenti, po vazhdon ende në një nga hotelet e Tiranës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›