Sequi: BE-ja e refuzon dhunën. Do shkoj personalisht në zonat e nxehta
Tiranë- Vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë në Laç ku mbeti i vrarë një simpatizant i LSI-së, ambasadori i BE-së Ettore Sequi, i cili po ndjek procesin zgjedhor në terren në qendrën e votimit në Bajram Curri në Tiranë bëri apel për zhvillimin e zgjedhjeve në një atmosferë të qetë e të paqtë.
Ambasadori i BE-së komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç, duke theksuar se standardet europiane e refuzojnë dhunën.
Ambasadori Sequi tha se do të vijojë të vëzhgojë procesin, madje nuk përjashtoi mundësinë që të udhëtojë personalisht drejt zonave ku janë konstatuar probleme dhe incidente.
“Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë. Unë vetë personalisht nuk e përjashtoj mundësinë të shkoj në ato zona që duken më të ndërlikuara”, – tha Sequi.