E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rama thirrje per trazira

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar në një konferencë për shtyp se kryetari i PS-së, Edi Rama po mobilizon popullin për trazira.

“Opinioni publik dëgjoi dje kërcënimet e sharlatanit Edi Rama. Ai foli në emër të popullit se në 21 janar do të ketë trazira. Kemi të dhëna se përfaqësues të Ramës po mobilizojnë popullin për trazira”, është shprehur Meta.

“Rama kërkon të marrë pushtetin me dhunë. Të heqë dorë nga këto deklarata!”, theksoi ai.

I pyetur në lidhje me hetimet mbi videon e publikuar, kreu i LSI-së ka deklaruar se “nuk jam thirrur ende nga Prokuroria për të dhënë versionin tim”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›