E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Sezoni turistik do te jete ne duart e ministrave

Do te ngrihet nje komitet nderministror per tu marre me ceshtjet turistike pasi qeveria vendore do te jete shume e zene me pergatitjet per procesin zgjedhor. Kjo eshte ajo cka u deklarua nga kryeministri i vendit i cili tha se cdo minister do te kete nje zone te caktuar turistike qytete turistike per te cilat do te kujdeset.

Kreu i qeverise Berisha tha Perpjekjet tona jane totale per proces zgjedhor te lire e te ndershem. Jam i vendosur dhe i sigurt se qytetaret shqiptare do te votojne te lire si gjithe qytetaret evropiane por dua te pranoj se zgjedhjet lokale komplikojne pergatitjet per sezonin turistik pasi eshte e pashmangshme qe perqendrimi me madhor i te gjitha qeverive vendore por edhe drejtuesve qendrore te partive politike te jene te fushata me shume se cdo gje tjeter. Smund te them se keta qeveritare do mund te kene kohen e mjaftueshme per tu perqendruar ne parapergatitjet ne sezonin turistik per vitin 2011 qe do te jete me i shkelqyeri me i madhi qe ka njohur tere Shqiperia.

Lajmet per Shqiperine turistike dy vitet e fundit jane lajme te cilat superojne te gjithe problematiken qe kemi se bashku. Vetem nga njoftimi i Lonely planet per turizmin shqiptar jane shkruar apo lakuar mbi 52 mije burime dhe vazhdon ne menyre te perditshme ne te gjitha mediet e botes ndersa klikimet interesi per kete arrin ne mbi 48 milione vetem muajt e fundit. Ne do te bejme kete vit perpjekjet me te medha per nje sezon turistik me te suksesshem. shte e domosdoshme qe nje komitet nderministror i drejtuar direkt nga kryeministri te funksionoje duke filluar nga kjo jave ne te cilin zoterinj ministra do te ndaje secili prej jush me pergjegjesi te plote nga nje zone turistike qytet turistik. Kjo ka si qellim qe te mos gjendemi para asnje befasie. Mos te ndodhe si vjet qe kanalet qe derdhen ne det u zbuluan ne mes te sezonit turistik.

Ndaj do behet nje ndarje e ministrave te cilet do te kene detyre bashkepunimin e ngushte me qeverine vendore sepse qeveria vendore eshte ne zgjedhje dhe ai qe kerkon te rizgjidhet natyrisht do te kete agjenden turistike por edhe te tjera keshtu qe ai ka nevoje te orientohet dhe ndihmohet ndaj secili minister do te kete nje zone turistike.

Berisha u shpreh se komiteti do te filloje te funksionoje javen qe vjen. Ai foli edhe lidhur me plehrat teksa u shpreh se disa specialiste me kane sugjeruar se mund te blihet nje seri inserenatoresh te permasave modeste. Nese vendosim do te vendosim sa me shpejt. Sipas ketyre specialisteve kjo eshte nje praktike e zakonshme per zona te vogla. Duhet te vendosim nese duhet ti blejme. Te zgjidhet ky problem sa me shpejt te behen rialokimet e nevojshme. Kemi nje sere investimesh te medha ne drejtim te perpunimit te ujerave te zeza ne furnizimin me uje te pershpejtohen me aq sa eshte e mundur te realizohen brenda ketyre muajve. E domosdoshme qe ministria e turizmit te merret me te gjitha parapergatitjet e ketij komiteti nderministror ne menyre te vazhdueshme ti raportoje mbi progresin e pergatitjeve.
Zoti Bode duhet pergatitur plani i ri bashke me ministrine e turizmit qe gjithe investimet ne zonat malore ne 5-7 vjet do te jene te perjashtuara nga taksat. Kemi potencial te jashtezakonshem malor i cili ka zhvillimet

Jane te shumta propozimet qe vijne por problemi eshte se investimet i ben investitori privat. Nuk do te investoje nese nuk bejme disa stimuj te tjere. Nuk jam per asgje tax free por per te ndihmuar investitoret. Sepse zonat turistike malore jane te mrekullueshme por zonat e banuara rreth tyre nuk kane fuqi ti zhvillojne ato ndaj ne duhet te gjejme menyrat per ti nxitur. Shpresoj qe regjimi pa taksa 5 vjet ne zonat e percaktuara te jete nje nxitje per infrastrukturen logjistike-turistike e cila nuk ekziston ose eshte inekzistente ose eshte ajo qe ka qene rreth 2000 vjet perpara stan lisa peme. Shume te pakta shtepite motelet apo hotelet

Malet jane perfaqesia e ketij vendi male te gjelbra te mrekullueshme. Legjendat me te bukura me te bukura te ketij kombi jane te gjitha te thurura ne male. Malet jane te veshura me zana me te gjitha manite perrallore ndaj ne duhet te bejme qe kombi ti kete ne dispozicion qytetaret ti kene ne dispozicion. Do ta fillojme me infrastrukture moderne me plane shume moderne. Tirana ka Dajtin nje mal i mrekullueshem por eshte mal pa bore.

Me pas kreu i qeverise foli edhe per diskriminimin ndaj grave duke e cilesuar ate si nje nga ceshtjet me themelore per te drejtat e njeriut. Pas diktaturave dhe shtypjeve politike faktori i dyte per te drejtat e njeriut eshte patriarkia patriarkati. Patriarkia eshte vendosur gjate 5000 viteve te fundit e kristalizuar ne nje univers te tere praktikash. Qendrime te cilat dhunojne te drejtat e vajzave dhe grave ne mbare globin. Patriarkia ne vendet e lira eshte dhunimi kryesor i te drejtave njerezore. Sot ne Shqiperi patriarkia eshte faktori kryesor i dhunimit te te drejtave njerezore. Lufta kunder saj eshte nje detyre themelore e cdo shoqerie. Nje nga objektivat me te veshtire dhe rendesishem per shoqerine shqiptare permbylli Berisha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›