E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga “Made in Lazarat”, Ministri Ksera: Është kthyer në “Getto”!Nga "Faktori Plus" Ministra te kabinetit Berisha pranojne, qe shqiperia ka probleme serioze me drogen, situata ka dale jashte kontrollit dhe kjo panorame bie ndesh me rregulla

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Droga “Made in Lazarat”, Ministri Ksera: Është kthyer në “Getto”!Nga "Faktori Plus"

Ministra te kabinetit Berisha pranojne, qe shqiperia ka probleme serioze me drogen, situata ka dale jashte kontrollit dhe kjo panorame bie ndesh me rregullat e traktatit shengen.

Kjo deklarate e forte kesaj radhe nuk vjen nga nderkombetaret apo monitoruesit e ecurise se vendit tone, por nga vete anetaret e qeverise shqiptare. Ministri shqiptar i Punës, me origjinë greke Spiro Ksera, ka pranuar se lazarati eshte kthyer ne nje geto.

Pak ditë më parë në Gjirokastër, u zhvillua një konferencë e gjerë me temë kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve në Jugun e Shqipërisë, ku morën pjesë dhe tre ministra të qeverisë shqiptare.

Sipas diskutanteve, Lazarati mbetet ende zona me e nxehte ne vend persa i perket prodhimit te hashashit.

Misntri Genc Ruli ka heshtur, sic ben random kur situate te tilla rezikojne te kthehen ne debat te madh publik. I qart per raportet e keqeija te Kseres em drejtuesine Komunes Lazarat, ai ne te vertet ka heshtur qe ky konflikt te vazhdoj te zhvillohet mes ketyre dy drejtuesve te PD ne Jug, qe e kane kthyer konfliktin nga poltik ne etnik.

Nje vit me pare Ksera dhe Aliko jane konfrontuar dhe fizikisht, pasi Berisha perfundoi ceremonine e perurimit te rruges Tepelene-Gjirokaster ne Uje te Ftohte ne Tepelene.

Ne kete ceremony Ksera denocnoi fshatain lazarat se qellonin me arme ne drejtim te Devricianit. Kaq ka mjaftuar qe sapo Berisha ehste lartguar mes kryetarit te Komunes dhe Kseres, ne at ekohe prefekt te sheprthente dhuna.

Me larg thelbit te problemit iushte dhe Misntri I brnedshem Luleim Basha.

Por drejtori i Pergjithshem i policise se shtetit hysni burgaj, ne nje prononcim per vizion plus, ka mohuar qe ka ende zona te kultivimit te lendes narkotike ku policia nuk hyn dot..

Ndersa vete kryekomunari I lazaratit, pohoi perpara autoriteteve te larta shteterore se ai dhe familja e vet nuk eshte I implikuar ne kultivimin e hashashit.

Keto deklarata të ministrave, behen vetem nje dite pasi kryeministri pohoi deshtimin e qeverise ne luften ndaj kultivimit te lendeve narkotike.

Nga ana e tij ambasadori i OSBE-se Robert Bosch i pranishem ne kete aktivitet i beri thirrje qeverise te marre masa pasi kultivimi i hashashit kercenon sigurine, por dhe demton imazhin e vendit.

“Fenomeni nuk mund të parandalohet vetëm me fushata por kërkon veprime konkrete dhe bashkëpunim me pushtetin local dhe autoritetet e zbatimit të ligjit. Kultivimi dhe trafikimi I canabisit jo vetëm kërcënon sigurinë në vend por ndikon në imazhin e vendit,- tha Bosch.

Deklaratat e ministrave, paten jehone edhe ne mediat greke. Ne nje shkrim per te perditshmen greke “etnos”, me titullin “Kolumbi ne shqiperi”, pershkruhet gjendja ne komunen problematike ne jug te vendit, ne Lazarat. Kretasit e Shqipërisë jetojnë me kultivimin dhe shpërndarjen e hashashit dhe drogash të tjera, pjesa më e madhe e të cilave, shkon në Greqi dhe ata i mbrojnë të korrat e tyre me kallashnikovë.

Në Lazarat, një fshat i vogël vetëm 25 kilometra larg kufirit greko-shqiptar dhe pranë qytetit të Gjirokastrës, rreth 4 mijë banorët jetojnë ekskluzivisht prej narkotikëve dhe nuk ka asnjë familje me të ardhura vjetore më pak, se 100 mijë euro.

Të gjithë kultivojnë kanabis dhe ata që nuk e bëjnë konsiderohen “tradhëtarë”, ndërkohë që policia kufizohet në bërjen e aksioneve dhe arrestimeve, pasi i madh dhe i vogël në Lazarat qarkullojnë me kallashnikovë.

Nje dite pas shkrimit te gazetes greke “ethnos”, eshte agjencia prestigjoze “Deutche Ëelle” qe i pershkruan shqiptaret, si korriere te zote te lendeve narkotike, por edhe si shites te drogave. Automjetet me targa shqiptare ndalohen shpesh nga policia në Bashkimin Europian, shprehet agjencia gjermane ne nje shkrim me titull “droge ne vend te qepeve”, nje reportazh ku tregohet me detaje rruga qe pershkruan droga e nisur nga vendi yne…

Te gjitha sasite e droges te bllokuara nga policia jane kapur jashte fshatit, pasi agjentet e kane te pamundur nderhyrjen ne ambientet brenda lokalitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›