E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Reformat s'realizohen me qeverine e Berishes

Levizja Socialiste per Integrim rikonfirmoi vullnetin e saj per te cuar me tej te gjitha reformat qe duhen per anetaresimin e vendit ne NATO, pas Samitit te Bukureshtit. Nje qendrim i tille u be dje i ditur nga vete kreu i kesaj partie, Ilir Meta, gjate nje komunikimi me mediat. Por, sipas tij nuk mund te kete bashkepunim me Kryeministrin aktual. "Shpreh bindjen se reformat nuk mund te realizohen me kete qeveri te drejtuar nga Sali Berisha", theksoi Meta. Ne kete menyre, duke folur nje dite para Samitit te Bukureshtit, kryetari Meta vuri ne dukje se "ftesa vjen si konkretizim i strategjise se vete Aleances per te shtuar radhet e saj me vende qe gjenerojne siguri e qe kontribuojne per paqen. Populli shqiptar ka treguar ne vazhdimesi nje besnikeri te patundur ndaj Aleances se NATO-s, duke qene krah saj ne momente te rendesishme".

Te vegjlit, marreveshja per sistemin

Parti e vogla parlamentare kane nenshkruar nje marreveshje te perbashket per reformen zgjedhore, ku propozojne aplikimin e sistemit proporcional te personalizuar dhe listat e hapura. Nderkohe qe keto parti do te kundershtojne me force sistemin spanjoll, preference kjo e Partise Socialiste dhe e mbeshtetur nga ajo Demokratike. "Te vegjlit" nuk kane hequr dore nga pershkallezimet, ne rast se nuk do te pranohen keto propozime. Por, nga ana tjeter, Partia Socialiste ka depozituar tashme ne Kuvend propozimet e saj mbi Kodin Zgjedhor. Pritet qe se shpejti amendimet kushtetuese mbi kete kod te miratohen ne Kuvend, per te kaluar me pas si pjese e punes ne komisionin e ngritur per reformen zgjedhore. Por, nese partite e vogla do te vazhdojne te kembengulin ne qendrimin kunder ketyre mendimeve, atehere ceshtja do te kaloje serish ne Kuvend, per t'u miratuar, ku sikurse dihen duhen 84 vota pro per te kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›