Meta: Rikthimi i Selamit ne politike, pozitiv Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka komentuar dje rikthimin e ish-drejtuesit te PD-se, Eduard Selami ne jeten politike ne vend duke e vleresuar ate. Kreu i LSI-se u shpreh se ky eshte nje zhvillim pozitiv, duke vleresuar dhe mesazhet e permbajtura qe jane dhene nga Selami. “Kam vleresim te hershem per zotin Selami dhe mendoj qe nje rikthim i tij ne politiken shqiptare, do te ishte dicka mjaft pozitive, duke pasur ne konsiderate mesazhet e tij gjithmone te permbajtura dhe te pergjegjshme, sepse politika shqiptare ka nevoje per politikane te pergjegjshem dhe qe dine te vene veten e tyre ne funksion te prioriteteve qe ka vendi ne radhe te pare”, u shpreh dje kreu i LSI-se.
Ne konferencen per shtyp per mediat, z. Meta, u shpreh dje se procesi i integrimit te vendit, eshte nje nga ceshtjet kryesor per te cilat duhet te angazhohet klasa politike. I pyetur per mundesine e koalicionit me Partine Demokratike, Meta u shpreh se prioritet mbetet votimi i tre ligjeve te kerkuara ne Kuvend. “Une besoj se prioriteti imediat per te gjithe forcat politike, sidomos per ato parlamentare e ne vecanti per Partine Demokratike dhe Partine Socialiste, e natyrisht edhe per LSI-ne, eshte miratimi i dy ligjeve dhe i projekt-rregullores, ne menyre qe brenda muajit prill, komisioni te kete mundesi te paraqese nje raport pozitiv per te kerkuar dhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine”, u shpreh kreu i LSI-se.
I pyetur mbi mundesine e nje koalicioni me Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Meta u shpreh se bashkepunimi me forcat parlamentare do te bazohet vetem mbi ceshtje, qe lidhen me integrimin. “Ne kemi komunikim shume te mire me te gjitha forcat politike ne vend, sidomos me parlamentare dhe do te vazhdojme te ecim ne rrugen e bashkepunimit dhe te mirekuptimit me te gjithe aktoret ne Parlament, sidomos persa i takon reformave qe duhen realizuar per integrimin evropian. Por, njekohesisht e theksoj, eshte e rendesishme te arrijme nje konsensus edhe per nje axhende kombetare te zhvillimit afatgjate dhe strategjik te vendit”, tha kreu i LSI-se. Kreu i LSI-se eshte ndalur ne fjalen e tij dhe ne zhvillimet ne rajon, duke u shprehur se liberalizimi i vizave per qytetaret e Kosoves, do te ishte nje arritje per kete shtet. Kreu i LSI-se, u shpreh se vendimi per dhenien e nenshtetesise shqiptare per qytetaret e Kosoves, duhet te konsultohet me vendet e Bashkimit Evropian. “Per ne, me e rendesishme eshte qe gjithe qytetaret e Kosoves, te perfitojne sa me shpejte te drejten per te udhetuar pa viza drejt vendeve te Bashkimit Evropian , ndersa per cdo hap qe qeveria shqiptare do te duhet te ndermarre ne kete drejtim, natyrisht qe ajo do te duhet te konsultohet ngushte edhe me Bashkimin Evropian, ndaj te cilit ka detyrimet e saj”, tha dje kreu i LSI-se, Ilir Meta.
Takimi me Ramen?
Meta: Ne Itali, vetem per emigrantet
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka mohuar te kete zhvilluar takime me kreun e Partise Socialiste Edi Rama. I pyetur mbi mundesine e nje takimi, gjate dites se hene, ku dy kryetaret e partive ndodheshin ne Itali, Meta u shpreh se ne vendin fqinj ka takuar vetem komunitetin e emigranteve shqiptare, qe jetojne atje. “Nuk e kam pasur kete mundesi. Ka qene nje vizite e shpejte dhe e shkurter. Ka qene nje takim me komunitetin tone te emigranteve, qe jetojne ne qytetin Bra dhe ne Alba te Piemontes”, u shpreh kreu i LSI-se, Ilir Meta.