E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Rinia vjen vetëm një herë, smund tia besoni të ardhmen Berishës

meta-lriTiranë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte i pranishëm në Konventën Kombëtare të Lëvizjës Rinore për Integrim u gjatë fjalës së tij u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të votojnë kandidatët e LRI-së, në mënyrë që të kenë në parlament përfaqësuesit e tyre.

Një shprehje thotë se pranvera vjen çdo vit, por rinia vjen vetëm një herë. Ndaj dhe ju këtu dhe dhjetëra të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë duam tia bëjmë të qartë kryeministrit që po largohet se rinia juaj, se rinia e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë vjen vetëm një herë dhe nuk kemi më kohë për të provuar dhe eksperimentuar një njeri që i pati të gjitha mundësitë për 8 vite për të treguar përkushtimin e tij ndaj jush dhe ndaj gjithë të rinjve të Shqipërisë, tha Meta.

Katër ndër 7 kandidatët e parë të LSI në qarkun e Tiranës i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim…. ju ftoj që të votojmë për partinë e cila i ka prioritet si askush tjetër të rinjtë dhe të rejat arsimimin dhe punësimin e tyre, promovimin e tyre në të gjitha fushat por njëkohësisht përmes LSI, të gjithë të rinjtë dhe të rejat kanë mundësi që të çojnë në Parlament përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejt,- tha ai.

meta-e-madheNga Konventa e LRI-së

Sipas Metës, nga takimet me qytetarë të ndryshëm, ka parë një vërtetë të madhe që ka të bëjë me një eufori të kotë të qeverisë aktuale për masivizimin e diplomave të cilat prodhojnë pa fund ekonomistë apo juristë, që janë profesione tepër të respektuara por njëkohësisht çdo ditë e kanë të vështirë të gjejnë një vend të qëndrueshëm pune. Ndërkohë që universitetet dhe shkollat tona nxjerrin fare pak inxhinierë, teknikë dhe profesionistë për të cilët tregu është i etur dhe njëkohësisht pagat janë të kënaqshme.

Ndaj… objektivi ynë është në katër vitet që vijnë që raporti midis arsimit profesional dhe atij të përgjithshëm të arrijë 50 për qind me 50 për qind…Njëkohësisht LSI angazhohet që për biznese të cilat punësojnë të rinj dhe të reja që nuk kanë eksperienca pune të subvencionohen një pjesë e pagës për të punësuarit e rinj për një periudhë tre deri në 6 muaj në mënyrë që bizneset të mos e shohin rekrutimin e të rinjve pa eksperiencë si një kosto për to por si një vlerë të shtuar për bizneset e tyre.

Sipas Metës, zgjedhjet e 23 qershorit janë historike sepse fitorja e LSI-së dhe Aleancës për Shqipërinë Evropiane do të rikthejë shpresat e gjithë të rinjve, që nuk duan të jetojnë në botën e çudirave, por që çuditen se si edhe sot pas 22 vitesh, kur ju që jeni këtu shumica prej jush ka lindur pas vitit 1990, ne nuk arrijmë do të bëjmë zgjedhje të pakontestueshme dhe e kemi të vështirë për të arritur një kompromis për të miratuar tre ligje që ndihmojnë Shqipërinë të ecë më shpejt drejt integrimit evropian.

Të gjitha këto ndodhin sepse Kryeministri aktual ka bërë një premtim të paparë… Shqetësimi i tij i parë dhe i fundit është si të mos i marrin karrigen dhe ne si një forcë politike konstruktive e kemi një kompromis edhe për punën e karriges…. që doktori karrigen ku është ulur për tetë vite ta marrë me vete në shtëpinë ose në zyrën e tij në PD dhe Shqipëria më 23 qershor me votën tuaj dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të marrë frymë lirisht dhe të ecë më shpejt drejt BE-së dhe drejt një të ardhme të sigurt për të gjithë ju dhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë,- tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›