E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Më ftoi PD-ja për kandidat, po unë dua rrotacion. Meta, Kali i Trojës

DRITAN-PRIFTI2Fier- Dritan Prifti, kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, çeli sot fushatën elektorale në qytetin e Fierit. Gjatë fjalës së tij, Prifti bëri fajtor kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Rama për situatën në të cilën ndodhet vendi, teksa hodhi dyshime të forta mbi sinqeritetin e aleancës së Metës me Ramën.

Unë jam për ndryshim dhe jam për ardhjen në opozitës në pushtet. Por, vëllezër dhe motra tiu bëj një pyetje a vjen ndryshimi me Ilir Metën? Me vjen për të qeshur kur dëgjoj Ilir Metën ne ekrane dhe takime se duhet ndryshim, çfarë ndryshimi? Ai ishte 4 vjet me Berishën… PD dhe PS janë fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Cfarë nuk kanë thënë në fushata elektorale, por shihini njerëzit si jetojnë në fshatrat e Muzeqesë…. PD dhe PS gjithmonë në marrëveshje me njëri-tjetrën. Ndodhi Gërdeci ja fali Rama-Berishës. Ndodhi 21 janari ja fali, bënë ndryshimet Kushtetuese dhe kemi më të keqen që ka Evropa. Ata do mbrojnë monopolet e njëri-tjetri, deklaroi Prifti.

Prifti shpjegoi edhe arsyet e kandidimit të tij si i pavarur:

Do kisha pasur dëshirë të kandidoja nga PS por zgjodhi si aleat Ilir Metën, pavarësisht se më premtonte 3 vjet për këtë gjë. Më kërkoi dhe PD për kandidat, por nuk pranova sepse unë jam për rotacionin politik dhe për largimin e Berishës nga pushteti. Nuk mund tia fal Sali Berishës 21 janarin, nuk mund ti fal Sali Berishës ndërhyrjen në organet e drejtësisë për të nxjerrë të pafajshëm Ilir Metën. Nuk mund ti fal faktin se familja e tij pasurohet çdo ditë ndërsa shqiptarët varfërohen çdo ditë,- tha ai.

Ndërsa në lidhje me kryeministrin e ri të vendit, Prifti paralajmëroi se kreut të opozitës po i përgatitet një kurth, kur e cilësoi Metën si kali i Trojës që do bashkohet sërish me Berishën pas 23 qershorit.

Ky është kurthi që unë e kam paralajmëruar disa herë Edi Ramën. LSI është kali i Trojës brenda të majtës, sa të gënjejë shqiptarët të marrë votat dhe të shkojë me Sali Berishën. Ai do i kërkojë Edi Ramës të bëhet kryeministër dhe kur Rama ti thotë se kryeministri duhet të jetë nga forca më e madhe e së majtës do ikë tek Berisha. Ndaj mos u gënjeni nga paratë që ju jep Petrit Vasili, merreni votat, por mos i jepni votën u shpreh Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›