E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rishikim i strategjise se energjise

05/10/2010Interkonjeksioni

Sa i perket vonesa ne ndertimin e linjes se interkonjeksionit me Malin e Zi ministri Meta pohoi se ka disa probleme ne proces. Ne po i ndjekim me perkushtim maksimal qe cdo gje te mbyllet ne muajt qe vijne. Per kete ndoshta dhe OST mund tju jepte nje pergjigje me konkrete dhe teknike - tha Meta.

Sipas ministrit qeveria do te zbatoje ligjin per hetimin e koncesioneve

Prezantohen prioritetet ne energjetike dhe thellimi i reformes ne ekonomi

Ministri i Ekonomise Ilir Meta ka bere publike strukturen e re te dikasterit qe ai drejton si dhe prioritetet pergjate viteve te ardhshme. Nje prej pikave kryesore do te jete rishikimi i strategjise se energjetikes dhe investimet ne energjetike apo koncesione. Bashke me prioritetet ministri i Ekonomise ka prezantuar edhe zevendesministrat e tij si Sokol Dervishaj i emeruar pak dite me pare ne vend te Leonard Beqirit. Do te nenvizoj rishikimin e strategjise kombetare te energjise per te cilen eshte bere nje pune e rendesishme paraprake dhe e cila do ti nenshtrohet nje debati te gjere me specialiste te kesaj fushe - tha Ilir Meta. Sipas tij puna do te vijoje me perfundimin e reformes rregullatore sic eshte funksionimi i QKR-se apo Qendres Kombetare te Licencimit. Permbyllja e reformes se inspektorateve do te jete shtylla e trete dhe shume e rendesishme e gjithe kesaj reforme qe jam i bindur se do te kete nje impakt shume te rendesishem ne permiresimin e marredhenieve me biznesin - theksoi Meta. Zhvillime te rendesishme parashihet te kete edhe ne sektoret e naftes dhe te gazit. Lidhja me infrastrukturen nderkombetare te gazit do te gershetohet me privatizimet ne sektorin e naftes. Ndjekja e procesit te privatizimit te ALBPETROL-it qe ka nisur prej disa muajsh eshte prioritet tjeter i rendesishem ashtu sikurse dhe venia ne pune e rafinerise se Cerrikut eshte nje element shume i rendesishem qe do ndihmoje dhe ne liberalizimin e tregut ne kete drejtim tha Meta. I pyetur se cfare do te ndodhe me koncesionet te cilat nuk kane respektuar afatet e percaktuara ne kontrate ministri i Ekonomise tha se qeveria do te zbatoje me perpikeri ligjin. Ketu do te zbatohet ne menyre strikte ligji per cdo aspekt te punes qe ka te beje me kete ministri dhe me institucionet e saj - tha Meta. Sa i takon procesit te privatizimit te aseteve shteterore sipas ministrit Meta cdo gje qe do te behet publike. Une nuk e shoh privatizimin si qellim ne vetvete privatizim per privatizim. Privatizimi eshte nje instrument shume i rendesishem per strukturimin e ekonomise per te nxitur reformat per te pasur nje ekonomi me konkurruese dhe ky do te jete edhe kendveshtrimi dhe angazhimi yne ne te ardhmen - nenvizoi ministri i Ekonomise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›