Raiffeisen Bank ndryshon drejtorin ekzekutiv
05/10/2010Bordi drejtues
Duke marre edhe miratimin nga Banka e Shqiperise Raiffeisen Bank ne Shqiperi njofton disa ndryshime ne perberjen e bordit te saj drejtues. Sipas njoftimit zyrtar te kesaj banke Christian Canacaris emerohet Drejtori i ri Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi duke filluar nga data 1 tetor 2010. Ky ndryshim ka ardhur si pasoje e largimit te Oliver Whittle nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv ne daten 30 shtator 2010. Burimet zyrtare theksojne se Canacaris ka filluar ne Raiffeisen Bank ne prill te vitit 2004 si anetar bordi pergjegjes per Thesarin dhe Bankingun e Investimeve. Qe prej muajit shkurt 2010 ai gjithashtu ka marre pergjegjesine per Bankingun e Korporatave ne nivel bordi. Canacaris do te mbaje funksionet e tij ekzistuese ne bord krahas rolit te tij te ri si Drejtor Ekzekutiv. Nderkaq Aleksander Zsolnai eshte emeruar zevendeskryetar i Bordit Drejtues duke filluar nga data 1 tetor. Prej muajit mars te ketij viti ai eshte anetar bordi pergjegjes per financen dhe riskun dhe do te vazhdoje te ushtroje keto funksione. Para kesaj periudhe Zsolnai ka punuar per disa vjet ne Raiffeisen Bank ne Bosnje -Hercegovine ne te njejtin pozicion. Sipas burimeve zyrtare keto emerime jane miratuar nga Banka e Shqiperise ne perputhje dhe zbatim te kerkesave te kuadrit rregullativ mbikeqyres.