E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj Vellai e verteta e historise fatkeqe

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj gjeti vendin dje ne seance plenare qe nga foltorja e Kuvendit tu pergjigjet te gjitha akuzave te bera se fundmi ne adrese te tij nga maxhoranca per familjaret e tij si te perfshire me krimin. Sipas deputetit socialist vellai i tij i vogel rreth dhjete vite me pare pra kur ishte ne moshen 20-vjecare adoleshent emigrant pati nje histori fatkeqe me ligjin. Histori qe Xhafaj nuk u zgjat ta tregoje me detaje por duke justifikuar ate histori me fatin e keq dhe gjendjen ne kohen e gabuar ne vendin e gabuar. Por sipas tij perpos rrethanave ai i dorezoi menjehere doreheqjen ne ate kohe ish minister e cila nuk u pranua nga kreu i qeverise. Une e sfidoj publikisht Sali Berishen tashme ne pushtet qe ne rast se gjen qofte dhe nje firme kundrejt ligjit une dorezoj mandatin e deputetit dhe largohem perfundimisht nga politika. Per kete mbaj une pergjegjesi politike dhe jam i gatshem te perballem me cilindo. Ne te kundert Sali Berisha te pranoje nje genjeshter me shume ne biografine e tij prej mashtruesi publik ordiner replikoi Xhafaj. Sipas tij maxhoranca po abuzon ne menyren me te turpshme me histori te dhimbshme familjare te cilat kane kohe qe kane ndodhur dhe jane harruar e po tenton ti perdor ne menyren me te keqe te mundshme. Deputeti socialist sqaroi se ne asnje rast ai nuk ka kryer ndonje veprim ne kundershtim me ligjin apo ushtrimin e postit te Ministrit te Drejtesise se asaj kohe. Perkundrazi ka qene gjithnje korrekt dhe i gatshem te dorehiqet ne rast se ishte e nevojshme. Nderkohe ai eshte shprehur se e ka ndihmuar te vellain qe te reflektoje ti kthehet jetes normale dhe tashme ai eshte i martuar me dy femije i arsimuar dhe me shkolle te larte i rikthyer ne normalitet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›