E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja Halimi Vendet e BE mbeshtetje per vizat

Ambasadorja e vendit tone ne Bashkimin Evropian Mimoza Halimi e vleresoi dje si shume te rendesishem vendimin e dhene dje nga Parlamenti Evropian per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Sipas saj vendet e Bashkimit Evropian jane dhe do te jene nje mbeshtetje e fuqishme per liberalizimin e vizave. Duke shprehur keshtu me optimizem qendrimin se ne mbledhjen e Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian ne 7-8 nentor do te votohet perfundimisht liberalizimi i vizave per Shqiperine. Frances i duhej koha e nevojshme per te diskutuar mbi raportin e Tanja Fajon. Por dua te theksoj se Franca ka qene vendi qe ka mbeshtetur liberalizimin e vizave. Ndaj une jam shume optimiste se ne mbledhjen e ministrave te BE do te vendoset perfundimisht liberalizimi i vizave dhe se shqiptaret do te levizin lirisht para festave te fundvitit theksoi Halimi. Ajo shtoi se vota e dhene dje ne Parlamentin Evropian per raportin e liberalizimit te vizave eshte nje mbeshtetje dhe nje vleresim shume i madh per reformat ne vendin tone per ta merituar kete proces.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›