Berisha Gjykata Administrative Rama ta votoje
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha ka ftuar opoziten te reflektoje lidhur me votimin ne Kuvend per ligjin e Gjykates Administrative. Ne nje konference per shtyp shefi i qeverise riperseriti thirrjen drejtuar deputeteve socialiste qe te votojne ne kuvend ligjin qe synon ti jape zgjidhje arbitraritetit ndaj biznesit. Ai gjeti rastin dje tu beje edhe njehere thirrje deputeteve te opozites dhe me konkretisht kryetarit te saj Edi Rama qe ta votojne ligjin per Gjykaten Administrative. Kjo eshte menyra me e mire per te korrigjuar gabimin e bere e per te shprehur edhe nje pendim per ate qendrim eshte te votojme kete ligj. Eshte e paimagjinueshme per taksapaguesit amerikane per Agjencine Amerikane te Ndihmes Nderkombetare dhe Zhvillimit te cilet gjate ketyre 18 viteve kane investuar ne kete vend ne qindra e mijera projekte ne te kater anet e vendit e ne te gjitha fushat mbi 700-800 milion dollare dhe tani te sillet ne nje menyre te tille shume shume te papranueshme u shpreh Kryeministri. Sipas tij ligji per Gjykaten Administrative eshte nje ligj per te cilin interesi eshte i barabarte per te gjitha forcat politike dhe per te gjithe biznesin shqiptar dhe i domosdoshem per vleresimin e metejshem per statusin Kompakt te Shqiperise cka nenkupton qindra milion dollare te tjere ne rast se do te fitohej per infrastrukturen shkollat spitalet investime nga qeveria amerikane ne Shqiperi.
Turp dhe keqardhje shprehen dje ne Kuvend deputetet e maxhorances per opoziten e cila nuk votoi nje jave me pare projektligjin per Gjykatat Administrative. Duke cuar keshtu ne humbjen e jo pak po 16 milione dollare. Numri dy i qeverise zv.kryeministri Ilir Meta shprehu keqardhje te thelle per mos votimin e ligjit jo vetem si deputet por dhe si Minister i Ekonomise por si qytetar pasi kjo gjykate nuk i sherben qeverise por mbron biznesin nga arbitrariteti i qeverise dhe administrates shteterore. Mos votimi absolutisht qe eshte nje investim shume i demshem i cili demton interesat e qytetareve dhe te biznesit ne vend shqetesimet e te cilit i ngre vazhdimisht dhe opozita tha Meta. Nderkohe qe kritika te ashpra ndaj opozite u bene ne salle edhe nga deputetet Enkelejd Alibeaj dhe Gent Strazimiri te cilet e quajten te turpshem qendrimin e opozites ne bllok kunder nje nisme te tille per te cilen beri apel edhe SHBA. Nuk e kuptoj si vini ketu e falenderoni SHBA apo shtete te tjera per ndihmen kur ju nuk e votuat ligjin. Kjo eshte nje skene e turpshme tha Alibeaj. Por sipas opozites me konkretisht deputetit Erjon Brace opozita nuk ka se si te votoje nje ligj te tille kur gjykatat jane nen kontroll dhe shteti eshte i kapur. Si mund te kerkoni voten kur ju i keni vene nen kthetrat tuaja te gjitha pushtetet nuk beni transparence reagoi Brace.