Meta: Rruga Durrës-Prishtinë prioriteti ynë
• Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pas vizitës treditore në Londër, mbërriti në Prishtinë.
Meta zhvilloi takime me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Meta gjithashtu ka takuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilit i ka shprehur urimet më të përzemërta për rikthimin në politikën aktive dhe pafajësinë që mori në Hagë, pafajësi, e cila dëshmoi edhe pafajësinë e UÇK-së si dhe të popullit të Kosovës. “Në emër të LSI-së e garantoj Kryeministrin Thaçi dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se përfundimi sa më i shpejtë i rrugës që lidh Durrësin dhe Tiranën me Prishtinën do të jetë një prioritet madhor i yni”, u shpreh Meta. Ndërsa Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi tha se “së bashku me zotin Meta kemi një bashkëpunim të ngushtë prej vitesh. Kryetari i LSI, ka kontributin e tij për arritjet e mëdha që ka sot Kosova”. Gjatë takimit me Presidentin Sejdiu, Ilir Meta e uroi atë për pavarësimin e Kosovës si dhe shprehu mbështetjen e tij dhe të forcës që ai drejton se, do të jetë gjithnjë në mbështetje të shtetit më të ri në botë. Ndërsa Presidenti Sejdiu ka uruar Metën për marrjen e ftesës për hyrje të Shqipërisë në NATO. Takimi ishte rast për të këmbyer mendime për zhvillimet e pritshme, në dritën e këtyre ngjarjeve të mëdha për të dy vendet tona.