E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretet e familjes së Efraim Diverolit të AEY

• Familja e 22-vjeçarit Efraim Diveroli, ka shumë mundësi të jetë mësuar me skandale, qofshin këto edhe financiare.

Gjyshërit e tij janë të përfshirë në disa skandale hetimi dhe fondesh financiare. Zbulimi është bërë dje nga Steve Sailer, i VDARE, i cili vetëm nga një hulumtim i thjeshtë në internet ka arritur të zbulojë “defektet” në pemën gjenetike të Efraim Diverolit. Bëhet fjalë për presidentin e AYE, kompanisë së famshme që bleu fishekë në Shqipëri dhe i shiti në Afganistan në emër të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA. Afera, e cila tani po hetohet nga të gjithë organet investiguese të SHBA, përfshi edhe Senatin, u publikua disa ditë më parë në dy numra nga “New York Times”. Të dhënat e zbuluara në shkrimin e djeshëm japin një tjetër pamje dhe disa akuza hipotetike të lidhjeve të 22-vjeçarit deri me personalitete të mëdha si Dick Cheney. Sidoqoftë, në rastin e familjes së Efraim Divelorit, nuk mund të thuhet se nga trëndafili ka lindur një gjemb. Në rast se akuzat e botuara nga VDARE janë të vërteta, atëherë e gjithë pema e kësaj familje, nuk ka lule.

Familje të zgjeruara dhe krimet e tyre vijnë në Amerikë
Steve Sailer
“VDARE”
Pjesa më madhe e mediave ka harruar të hedhë një sy në lidhjet familjare të Efraim Diverolit, pas kaq shumë lajmeve sensacionale, që thuhet se ato kanë zbuluar, edhe pse përdorimi i internetit e bën këtë punë të thjeshtë. Më 27 mars 2008, “New York Times” ka botuar një artikull të gjatë të titulluar “Shqyrtim mbi furnizuesin e armëve të skaduara për afganët”, nga C.J. Chivers, mbi një 22-vjeçar nga Miami Beach, të përjashtuar nga shkolla e mesme, të quajtur Efraim Diveroli, i cili zyrtarisht është presidenti i AEY. Kjo firmë e dy meshkujve është vlerësuar nga Pentagoni me një kontratë 300 milionë dollarë për të furnizuar me municion qeverinë e përgatitur për beteja në Afganistan. Jo për shumë habi, një pjesë e mirë e këtyre furnizimeve doli se, ishte mall ilegal kinez e një cilësie mjaft të dobët. Kontrata është anuluar dhe ky person tashmë akuzohet për mashtrim. Meqë ndodhet “jashtë vendit”, siç thonë familjarët, ai nuk është gjendur ende. Kjo histori është pasqyruar në mbarë shtypin, ku “Google News” ka raportuar 1866 raporte lajmesh mbi AEY. Ka pasur shumë spekulime mbi emrat që mund të jenë pas këtij skandali: Sigurisht një 22-vjeçar nuk mund të realizonte një lëmsh të tillë! Dick Cheney dhe/ose Karl Rove duhet të fshihen pas kësaj! Megjithatë pas kaq ditësh, shtypi nuk ka arritur të shpërfaqë se çfarë përmban familja e mahnitshme Diveroli. Vetëm po të kalosh disa orë duke kërkuar në internet mbi natyrën e familjes të gjerë të Diverolit, çështja bëhet më pak enigmatike. Për shembull, nëna e tregtarit të armëve që nisi të lulëzojë, nëna e pesë fëmijëve të Ateret Diveroli në Miami Beach, është thesarmbajtëse e një shoqatë të dyshimtë, që mblidhte fonde për fëmijë të quajtur “Time for Kids”, që ka mbledhur (por dështoi t’i shpërblente) qindra mijëra dollarë në emër të … Majkëll Xhekson! Lidhja e biznesit mes mbretit të Pop-it dhe nënës së Efraimit ishte vëllai i saj, daja i Efraim, Shmuley Boteach, të cilin Slate.com e quajti si “një nga rabinët më të spikatur në botë”. Duke e përkufizuar veten si “i papërkulshmi”, Shmuley ishte “këshilltari shpirtëror” i Xhekson dhe shumë celebriteteve të tjerë. Shmuley tani është i ftuar në shfaqjen televizive në kanalin TLC “Shalom in the Home”, ku ai nuk debaton me  Christopher Hitchens mbi ekzistencën e Zotit. (Sipas shtypit të kohës, Zoti nuk ka komente për të bërë mbi Shmuley, Hitch, apo Jacko). Roger Friedman ka raportuar në “FoxNews” në vitin 2001 se bamirësia britanike e Shmuley doli nga biznesi pas një raporti dërrmues nga Komisioni i Bamirësisë në Britani: “Hetimi ka vlerësuar një sërë pagesash të papërshtatshme e të dukshme që janë bërë rregullisht nga themeluesi i bamirësisë, Rabini Boteach dhe gruaja e tij”. Babai i Shmuley dhe gjyshi i Efraim është Yoav Botach, i cili së fundmi ka kërcënuar me një proces të madh (dhe qesharak) gjyqësor. Grimjerja e artistëve, Judith Botach mendoi se kishte gjetur dashurinë e vërtetë, kur u deshën katër njerëz për të transportuar të gjitha lulet dhe stolitë në ditën kur multimilioneri Yoav Boteach i propozoi për martesë. “Boteach tha se kishte mësuar pas një muaji se, martesa e tyre e stilit ortodoks-hebre nuk ishte e vlefshme pasi dhëndri nuk kishte marrë një certifikatë martese në Kaliforni…”. “Kjo është çështja më e madhe e mashtrimit martesor në historinë amerikane’, tha Robert W. Hirsh, avokat i Botach, i cili shpjegoi se klientja e tij nuk mund të luftojë për mbështetje që kur ajo dhe Botach nuk u martuan kurrë legalisht”. Sipas një gjykate, Botach ishte bashkëpronar i 144 pronave komerciale dhe të tjera në Los Anxhelos, si dhe “Botach Tactical”, një distributor kombëtar i pajisjeve për policinë dhe ushtrinë. Por Boteach po kërkon hyrje në dokumente financiare për të llogaritur pasuritë e të pandehurit. “Ne nuk do të çuditeshim nëse vlera neto e pasurisë së tij të ishte 700 milionë dollarë”, tha Hirsh. (Unë nuk e di pse disa anëtarë të familjes e artikulojnë emrin e tyre “Botach” dhe të tjerë “Boteach”).
E vetmja lidhje nga familja e gjerë e Efraimit, që “NYT” denjoi të përmendte ishte se, trajnimi i Efraimit për biznesin e tij prej 300 milionë dollarësh erdhi nga shitja në një dyqan armësh në Los Anxhelos të menaxhuar nga daja i tij Bar-Kochba Botach. Ende tani, raporti i gjatë hetues i NYT nuk ka arritur të përmendë reputacionin e famshëm të “Botach Tactical” si tregtia me a pafavorshme për klientët në botë. As nuk ka përmendur që kongresmenia Maxine Waters është përpjekur të dëbojë dyqanin e armëve nga komuniteti i ndikuar nga dhuna në “South Central” L.A. (Meqë ra fjala, daja Bar-Kochba deklaron se është izraelit). Për udhëzime të përshtatshme për ju, unë kam mbledhur këtu detaje mbi të gjithë klanin. Asnjë nuk ka vënë re, se kompanitë e gjera të marrëveshjeve të armëve të kësaj familje janë regjistruar në të dhënat federale si “në pronësi të minoriteteve” dhe/apo etnikisht “të pafavorshme”. Ka dalë në shesh se qeveria federale i ka deklaruar hebrenjtë Hasidic si një minoritet i pafavorshëm për inkurajimin e biznesit mes minoriteteve në vitin 1984. Por a është familja e gjerë Botach/Diveroli aktualisht Hasidic? Për ta afirmuar këtë nuk mjafton të jesh thjesht Ortodoks; me sa duket, ju duhet të vishni kapelën Hasidic dhe të mbani mjekër. Edhe pse më i ri Efraim ka bërë dy shkelje (ka sulmuar një parkues dhe i ka dhënë makinës në gjendje të dehur), ka pasur pak telashe nga  Miami Vice. E vetmja foto e njohur e gjyshit të Efraim, Yoav (siç shihet në foto duke dëgjuar oratorinë e djalit të tij Shmuley në një banket çmimesh atësie), e tregon atë të porsa rruar. Ndërsa Barack Obama mund të thotë se, pjesa më madhe e skandalit të AEY është “Një histori raciale dhe trashëgimie”. Sigurisht ai nuk do ta thoshte këtë në publik dhe as në mediat kryesore. Por bota bëhet më pak e komplikuar kur ne ndalojmë të jemi të hutuar për atë që është fare e qartë.
*Steve Sailer është themelues i Institutit “Biodiversiteti Human” dhe kritik arti për “The American Conservative”.

Mbetjet toksike, “karantinë” 1 km nga krateri i Gërdecit
Në rrezen prej 1 km nga krateri i shpërthimit në Gërdec, toka mund të jetë e ndotur e me pasoja të rrezikshme për shëndetin e banorëve. Specialistët e ISHP kanë pohuar se, duhet të bëhet pastrimi i thellë i zonës përpara se të ngrihen shtëpitë e prishura. Ata shtuan gjithashtu se, mostra të tokës nga krateri janë nisur për t’u analizuar në Siena e për këtë u është kërkuar ndihmë edhe disa laboratorëve britanikë. Në rast se vërtetohet prezenca e mbetjeve toksike tej normave të lejuara, atëherë jetesa e banorëve në Gërdec vihet përpara riskut të shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene, por edhe mutacioneve të ndryshme. Kjo pasi për shkak të shpërthimit elementët e rrezikshëm mund të kenë kaluar në ujërat nëntokësore e mund të shpërndahen në gjithë zonën. Ndërkaq drejtori i Institutit të Shëndetit Publik pohoi dje se, përtej rrezes së përcaktuar situata mjedisore në Gërdec nuk paraqet ndotje substanciale dhe risqet shëndetësore të popullatës janë minimale. Sipas tij, uji i pijshëm i rrjetit në bashkinë Vorë, rezulton i pandotur nga mbetjet toksike, probleme janë evidentuar në ujin e puseve, për të cilin është rekomanduar moskonsumimi i tij. Veç ekzaminimit të ujit të pijshëm, zona Gërdec, ku ka ndodhur shpërthimi, i është nënshtruar dizinfektimit dhe pastrimit nga mbetjet toksike dhe kafshëve të ngordhura, me synim shmangien e kontaminimit të ambientit. Nga monitorimi i vazhdueshëm i zonës përreth rezulton se, ajri nuk është i ndotur dhe toka nuk ka enteropatogjene të rrezikshëm. Ekzaminimi i mostrave të tokës për metalet toksike si plumbi, zinku, kromi, kadmiumi dhe bakri, janë në limitet e standardeve evropiane. “Jemi ende duke monitoruar situatën mjedisore, specialistët po i afrohen sa më afër zonës së karterit”, tregoi Ylli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›