Meta Shqiperia ka ende probleme te medha
Levizja Socialiste per Integrim ka bere nje hap te pare ne ate qe mund te quhet si autokritika e pare e koalicionit qeverises me Partine Demokratike. Duke folur dje me rastin e mbylljes se fushates elektorale te dy kandidateve per degen e Tiranes Edmond Panariti dhe Shezai Rrrokaj kreu i saj Ilir Meta ka bere nje permbledhje te zhvillimeve ku nuk ka munguar edhe nje ndjesi vetekorrigjimi. Ne jemi te ndergjegjshem se pavaresisht nga nje vit qeverisje ku LSI ka qene pjese e saj gjerat ne Shqiperi nuk kane shkuar ne menyren me te mrekullueshme qe ne do te deshironim. Ne jemi te ndergjegjshem qe shqiptaret kane ende shume probleme te medha sociale dhe ekonomike por nuk duhet te harrojme se edhe fqinjet tane anetare te BE kane probleme shume te medha gjithashtu. Nuk duhet te harrojme se e gjithe bota po perjeton ne pergjithesi nje situate delikate por une jam i bindur se tashme perqendrimi yne ne te gjitha politikat ekonomike dhe sociale do te jete shume i madh... tha Meta. Ai nuk eshte ndalur ne hollesi te tilla si sektoret ku ka caluar puna apo edhe pergjegjesite per kete por ka premtuar para simpatizanteve te LSI-se se do te kete perpjekje per te permiresuar situaten e tanishme. Takimi ku ka munguar nenkryetari Dritan Prifti ka permbyllur fushaten elektorale per Tiranen e cila do te kete rezultatin konkret ne 26 shtator.