E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI lobim intensiv ne SHBA per rezoluten mbi ceshtjen came

Delegacioni i kryesuar nga Muhedini takime ne Uashington dhe Nju Jork

Partia per Drejtesi dhe Integrim ka vazhduar lobimin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te bere te mundur diskutimin ne Kongresin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes te nje rezolute per ceshtjen came. Nje delegacion i PDI-se i kryesuar nga kryetari Tahir Muhedini dhe anetaret e kryesise Galip Taho Indrit Hamiti

kane zhvilluar takime ne Nju Jork dhe Uashington. Delegacioni ishte i ftuar ne darken e organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra per nder te vizites se Kryeministrit Berisha dhe delegacionit kosovar te kryesuar nga Presidenti Sejdiu. Ne fjalen e rastit kryetari i Vatres Gjon Bucaj vec te tjerash theksoi mbeshtetjen e diaspores shqiptare ne Amerike per Partine per Drejtesi dhe Integrim si e vetmja force politike qe eshte angazhuar seriozisht ne zgjidhjen e ceshtjes came. Takimin e pershendeti dhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha. Nderkaq ne Uashington delegacioni i PDI-se ka vijuar takimet per lobimin ne lidhje me diskutimin ne Kongresin e SHBA-se te rezolutes qe denon gjenocidin grek ndaj cameve. Rezoluta pritet qe te diskutohet vitin e ardhshem ne Dhomen e Ulet te Parlamentit Amerikan. Nderkaq me kerkese te PDI-se vitin qe vjen ne Shqiperi do te vijne kongresmene dhe senatore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te pare dhe degjuar nga afer ate cfare ka ndodhur me popullsine came.

Takimet e zhvilluara keto dite jane vijim i lobimit qe eshte zhvilluar edhe ne muajin korrik ku kreu i PDI-se dhe drejtuesit e tjere te kesaj partie kane zhvilluar me kongresmene dhe senatore te shumte mes tyre edhe kryetarin e grupimit parlamentar demokrat te mazhorances ne Kongresin Amerikan Steny Hoyer. Partia per Drejtesi dhe Integrim e themeluar ne vitin 2005 ka pasur nje aktivitet te ngjeshur per perfaqesimin e ceshtjes came ne arenen nderkombetare. Ne vitin 2006 PDI eshte e para parti qe dorezoi ne Strasburg dosjen e mohimit te te drejtave te popullates came nga shteti grek dhe qarqet antishqiptare ne Greqi. Ne dhjetor te vitit 2008 ne Komisionin e Keshillit te Europes per te Drejtat e Njeriut PDI dorezoi perseri nje dosje tjeter te ceshtjes came dhe problematiken e dhunimit sistematik te te drejtave te ketij komuniteti qe nuk ka mundesi as te shkoje e te vizitoje vendin e te pareve dhe shtepite e tyre ne token ame. Me dhjetor 2009 PDI-ja u perfaqesua institucionalisht ne Departamentin Amerikan te Shtetit ne diten e gjenocidit dhe mohimit te te drejtave te njeriut ne bote ku per here te pare nje parti shqiptare dorezoi dosjen e shkeljes dhe mohimit te te drejtave te njeriut dhe gjenocidin e ushtruar nga shteti grek ndaj nje popullate te pafajshme gjate Luftes II Boterore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›