Opozita Ne tetor nisin protestat masive

Opozita do ti rikthehet protestes. Takimi i djeshem mes kreut te Partise Socialiste Edi Rama dhe aleateve te tij ka sanksionuar vendimin per nisjen e levizjes qytetare qe do te kerkoje largimin e Sali Berishes. Si nje akt politik qe parakupton riciklimin e nje opozitarizmi te gjithepranishem dhe me synime thelbesore ai perfaqeson realisht nje deshmi te mbylljes se ciklit te negociatave per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Protestat do te nisin javen e pare te tetorit nga rrethet e Shqiperise e mandej do te kulmojne ne Tirane ne 30 tetor ose ne 1 nentor me nje proteste madheshtore. Vendimi ka qene unanim dhe ai i hap rrugen nje levizjeje qe natyrisht ka si devize largimin e Sali Berishes tha per Shqip kreu i partise G99 Erjon Veliaj. Pervec tij si aleat i PS kane marre pjese edhe drejtuesit e partive te tjera si ai Partise Demokracise Sociale Paskal Milo ai i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela Prec Zogaj kreu i demokristianeve Nard Ndoka si dhe Vangjel Dule i PBDNJ. Opozita ka zgjeruar maksimalisht grupimin e vet i cili konstituohet jo me si nje formacion mbi parime ideologjike apo rreshtimi tradicional por si nje aleance pragmatiste qe mbeshtet dhe kerkon ndryshimin e situates se tanishme. Ne kete veshtrim koalicioni i ri priret te ngjize edhe mekanizmin e bashkepunimit per zgjedhjet lokale te vitit 2011 qe jane edhe sfida e pare elektorale domethenese e tij. Morem persiper te drejtojme njerezit drejt protestave qe do te fillojne gjate muajit tetor ne te gjithe Shqiperine. Ceshtja eshte manipulimi i votave dhe degradimi ekonomik humbja e perspektives dhe coroditja e madhe qe vjen nga kjo qeveri tha me kete rast Spartak Ngjela. Nje renditje qe ruan si te pare problemin e zgjedhjeve te shkuara dhe transparences por qe zgjerohet me ceshtjet ekonomike qe kane nje vlere mobilizuese shume me te madhe. Per me shume ai le te hapur te drejten e protestes si e tille e cila e zgjeruar me arsye jetike neutralizon argumentin e perdorur nga Berisha te refuzimit per te negociuar nen presion. Vazhdimisht opozita ne Parlament eshte duke e kerkuar transparencen e procesit zgjedhor permes marreveshjes midis opozites dhe mazhorances. Per fat te keq mazhoranca deri tani nuk po reflekton per rrjedhoje nese do te vazhdoje edhe gjate diteve te ardhshme nje sjellje e tille nuk ka me kuptim te vazhdoje dialogu i shurdherve. Ne do tu rikthemi protestave me qellim qe sic e thashe te detyrohet mazhoranca qe te reflektoje tha kreu i PDS-se Paskal Milo menjehere pas takimit. Duke mbajtur hapur formalisht dritaren e komunikimit me shumicen qendrime te kesaj natyre vetem sa informojne mbi ate qe eshte interes i opozites e cila me levizjen e re shpreson te arrije shpalosjen e krizes se gjithanshme deri ne pranimin e saj si problem qe kerkon zgjidhje politike. Ne kete pike PS dhe aleatet e saj kane nisur pergatitjen praktike per protestat te cilat do te behen zyrtare nga fillimi i javes tjeter. Me nje koordinim te plote te veprimeve dhe angazhimit nje zyre te perbashket per koordinim dhe marredheniet me shtypin kalendari i tyre pritet te saktesohet edhe pse nje ide per te e jep turi i Edi Rames ne baze. Largohu populli kerkon transparence drejtesi zhvillim ripermasohet si paranteze e pergatitjes per zgjedhjet qe po afrojne.