E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti Segmente te qeverise me paralajmeruan Qendro ne rresht

Intervista Ish-ministri ne Top Story Meta i ka shume qejf servilet dhe ushtaret

Largimi i Dritan Priftit nga detyra e ministrit zbulon nje sfond te dyshimte te interesave ekonomiko-politike. I ftuar dje ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel vete ish-ministri ka zbardhur pjese te situates se panjohur qe qendron pas ndryshimeve te fundit ne qeverine Berisha-Meta te cilat u konkretizuan me nje mbledhje te kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim ku ai eshte nenkryetar. Shqiptaret jane shume me te qarte sesa une dhe nuk eshte e nevojshme per ti ndricuar ata se cilat ishin motivet e verteta te z. Meta per te bere kete levizje...Kisha dijeni qe z. Meta kishte 6 muaj qe i ka kerkuar Berishes largimin tim u shpreh ai. Por aspekti me i erret i ceshtjes eshte zbardhur pas sjelljes ne vemendje te rastit Belegu ish-keshilltari tanime i zhdukur i Dritan Priftit. Rasti i arrestimit te z. Belegu eshte tipik rast presioni mbi mua nga segmente te caktuara te qeverise shqiptare. Ai eshte arrestuar ne menyre bombastike ne zyren e tij ne ministri per nje ceshtje te tij private...Kam bindje te plote qe goditja e tij ishte nje paralajmerim per mua me mesazhin lsquoQendro ne rresht. Nga analiza ime kam evidentuar nje person qe qendron brenda ketyre gjerave. Ky quhet Agron Kuliqi ai ka qene ne historine Belegu jashte mase i perfshire. Por i perfshire gjithashtu edhe ne ate te arrestimit te kryeinspektorit te hidrokarbureve...Kam informuar ministrin e Financave dhe Kryeministrin qe ne Shqiperi behet trafik i virxhin naftes ku kane qene perfshire tatimet doganat...Ky inspektor hidrokarburesh ne fillimet e punes nuk e ka lejuar me kete kontrabande. Kryeministri ka porositur nje hetim por nuk kam me asnje te dhene tha Prifti. Te dhena dhe fakte konkrete perfshirje personash te rendesishem te cilat nuk kane lene jashte edhe vete kreun e LSI-se Ilir Meta. Ne kete pike ai ka drejtuar ndaj ketij te fundit disa akuza per personalitetin e tij qe eshte ne kete drite gjykimi shkaku i krizave te krijuara here pas here. Mes meje dhe z. Meta ka pasur historikisht nje lidhje e cila here ka qene e mire here problematike. Kemi pasur perplasje dhe sigurisht qe disa nga keto kane qene edhe ne periudhat e fundit. Z. Meta eshte nje lloj politikani qe bashkepunetoret ka qejf ti kete ushtare. Nuk e vlereson nje njeri dinjitoz dhe te afte... Prandaj eshte reduktuar nga nje politikan qe kontrollonte 80 te PS ne nje kryetar te vogel te nje partie te vogel tha Prifti. Permes ketij tuneli ngjarjesh te veshtira nuk ka munguar edhe nje deklarim i paprecedente teksa nje ish-minister eshte shprehur publikisht se nuk ndihem plotesisht i sigurt. Sa i perket te ardhmes politike te tij Dritan Prifti ka bere te qarte se largimi nga LSI nuk eshte vullnet i tij dhe se ne kete drejtim une do te bej cdo gje per te mos hedhur poshte investimin e jetes sime. Thene ndryshe ish-ministri i Ekonomise nenkryetar i LSI ka nenvizuar gatishmerine per te kontribuar brenda partise se tij per te rivendosur nje marredhenie me Ilir Meten e mandej per te arritur nje normalizim te situates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›