Meta: Shqipëria mbështetje të vazhdueshme për Kosovën
Zëvendëskyreministri dhe ministri i Jashëm Ilir Meta zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeministri i Kosovës falenderoi Metën për lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se shteti i Kosovës po konsolidohet dhe njëherësh foli për një bashkëpunim më të fortë mes dy sheteteve.
Ndërkohë që Meta tha në fjalën e tij se Shqipëria do të jetë një mbështetje e vazhdueshme për Kosovën. Ai vlerësoi se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm.
"Ne po punojmë fort për Kosovën në NATO dhe BE. Ajo ka bërë progres të jashtëzakonshëm", tha ai. Ministri Meta theksoi gjithashtu se Kosova e pavarur dhe raportet e mira më Serbinë janë në interes të rajonit .