E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për parkun 'Rinia', Agolli: Kontrata u votua nga të djathtët në Këshill

TIRANË (UPDATE) - Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Berisha për prishjen e kontratës së tokës tek parku 'Rinia' ka reaguar Bashkia e Tiranës. Administratori i Përgjithshëm, Dritan Agolli, ka sqaruar përmes dokumenteve se vendimi për legalizimin e kësaj ndërtese është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës me 71% te votave.

Sipas Agollit, shoqërisë 'Tajvani SHPK' i është shitur një sipërfaqe toke për efekt legalizimi nga ana e Këshillit Bashkiak. "Gënjejnë kur thonë se ligji nuk lejonte shitjen e tokës dhe bashkia e ka bërë ate ne shkelje të ligjit", tha ai, duke sqaruar se "në rastet e trojeve publike për efekt legalizimi, toka shitet nga Këshilli i bashkisë apo komunës".

Administratori i Bashkisë ka treguar se për legalizimin e kësaj prone, bashkia ka ndjekur të gjitha hapat ligjore, madje anëtarët e djathtë të Këshillit kanë insistuar për këtë kontratë.


Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, se do të anullojë vendimin e Bashkisë për shitjen e tokës tek parku Rinia, ku tashmë është ndërtuar kompleksi 'Tajvani'.

"Qeveria, në zbatim të Kushtetutës, do të anulojë vendimin e shitjes. Pronari përvetësues do të përballet me ligjin, bashkë me atë që ka autorizuar dhënien e tokës", u shpreh Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kryeministri tha me tej se "vendimi i shit-blerjes është marrë në shkelje të hapur të ligjit, duke theksuar se një transparencë e tillë do t'i bëhet të gjitha rasteve të ngjashme të përvetësimit të pasurisë publike për interesa personale".

"Një truall, që në vendin ku ndodhet, e ka çmimin mbi 2 mijë euro metra katror, është blerë për 95 euro. Dosja do t'i dërgohet me urgjencë prokurorisë", tha Berisha.

****



Olldashi: Rama shiti 'Parkun'. PS: Gjyq për Tunelin

UPDATE - Sokol Olldashi mjaft e keqpërdori detyrën si ministër i Punëve Publike duke punuar në fabrikën e shpifjeve të Sali Berishës ndaj Bashkisë së Tiranës. Të gjithë e dinë kush është Sokol Olldashi, kurse ai u detyrohet të gjithëve përgjigjen për katastrofën në tunelin e Kalimashit. Ky ka qenë reagimi i zëdhënës së PS-së, Armela Imeraj, për deklaratën e Olldashit, se Rama ka shitur tokën tek Parku Rinia. Ndërkohë, Imeraj, i kërkon Olldashit të përballet me drejtësinë për abuzimet që çuan në shembjen e tunelit. "Prokuroria duhet ta kërkojë Sokoll Olldashin të pandehur.
Çdo ditë që shkon është një padrejtësi ndaj një popullit të tërë", tha ajo.


******
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka lëshur akuza për shitje të paligjshme tokash ndaj kreut të Bashkisë të Tiranës, Edi Rama. Ministri Olldashi ka akuzuar Ramën se ka shitur në mënyrë të paligjshme tokën tek parku "Rinia. "Rama i ka shitur në mënyrë të paligjshme 1350 metra katrorë tokë pronarit te lokalit qe eshte ndertuar ne kete park", tha Olldashi. Sipas ministrit, toka e shitur është tokë shtetërore. " Edi Rama shiti tokën te parku "Rinia" shumë lirë, me vetëm 100 euro metrin katror". Sipas Olldashit, qytetareve iu jane vjedhur 3.7 miliarde leke, pasi toka duhet te ishte shitur me 2 mije euro metri katror, nese Rama do ta kishte kete te drejte. Ai tha se nuk i drejtohet prokurorise për këtë ceshtje, por kjo e fundit duhet te paraqesë vetë interes kur ka denoncime të tilla, duke shtuar se "ministria disponon dokumentacionin e plote te kesaj shkeljeje".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›