Pierr Mirel: Dy kriterët që ju fusin në BE

Marrja e statusit të vendit kandidat duket se do të jetë një sipërmarrje e vështirë për Shqipërinë për sa kohë që maxhoranca dhe opozita nuk gjejnë gjuhën e dialogut dhe kompromisit. Përfaqësuesi i Komisionit Europian Pierre Mirel ka përsëritur edhe në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit se kriteri politik është parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Një tjetër çështje e cila duket se do ta vejë qeverinë shqiptare sërish në një pozicion të vështirë dhe që përfaqësuesi i Komisionit Europian Mirel e rendit në kriteret thelbësore në përgatitjen e opinionit edhe çështja e pronave.
Gjatë kësaj mbledhjeje që kishte në fokus përgatitjen e qeverisë për marrjen e pyetësorit, kryeministri Sali Berisha është ndalur tek kriteri politik duke theksuar se Shqipëria ka kaluar tashmë një provë të rëndësishme si ajo e zgjedhjeve.
Përsa i përket pyetësorit , ministrja e Integrimit Bregu ka deklaruar se strukturat e administratës janë tashmë gati dhe do të jenë 800 nëpunës të cilët do t'i përgjigjen pyetjeve të KE-së.
Kriteri politik si një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat është theksuar shpesh nga figura të rëndësishme të KE-së dhe mbetet deri më tani një prej çështjeve më të vështira që politika duhet të zgjidhë.