Pezullohet ligji për makinat e zyrtarëve

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot ligjin për makinat e zyrtarëve. Vendimi erdhi pas ankimimit të gjyqtarëve që i bënë këtij ligji të propozuar nga qeveria. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ky ligj të pezullohet vetëm për sistemin gjyqësor. Unioni i Gjyqtarëve ankimoi ligjin në fjalë në Gjykatën Kushtetuese, e cila u ka dhënë të drejtë.
Krerët e gjykatave dhe gjyqtarët do të udhëtojnë sërish me makina shtetërore, ndryshe nga se kishte propozuar qeveria për heqjen e makinave, duke filluar nga deputetët dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë. Ky ligj është pezulluar deri në një vendim përfundimtar nga ana e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në variantin e parë të qeverisë, parashikohej që tarifa për shërbimin e transportit të zyrtarëve të kategorisë së dytë, përcaktohet me vendimin e qeverisë, ku efektet financiare përballoheshin nga buxheti i shtetit.
Gjithashtu janë përcaktuar edhe limiti i fondit që duhet të përdorin funksionarët e qeverisë, të përfshira në kategorinë e tretë, duke e zbritur në 15 mijë lekë, nga 20 mijë lekë që propozohej në variantin e parë. Ky ligj u dekretua nga presidenti Topi më 30 tetor të këtij viti.