Meta: Shqipëria, miqësore me investimet e huaja
SHBA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Evropës Juglindore, në SHBA.
Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meta ka qenë i ftuar në këtë forum, ku ka mbajtur edhe një fjalim.
Në fjalën e tij, Meta është ndalur në rëndësinë e thithjes së investimeve të huaja, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në gjithë rajonin. Sipas tij, Shqiperia eshte nje porte hyrese per investimet ne rajon.
Duke garantuar mbështetjen që i jepet biznesit si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, Meta ka deklaruar se Shqipëria ka një klimë shumë miqësore ndaj investimeve të huaja.